LSI, Luan Rama: Rilindja në opozitë! Udha e mbarë me gjithë timon Edi Rama!
I pari që reagoi pas përfundimit të votimit në orën 20:00 ka qenë Edi Rama. Kreu i PS-së bëri një mesazh duke pretenduar se ka ‘marrë timonin i vetëm’.
Pas tij ka reaguar edhe LSI-ja. Nënkryetari i LSI-së Luan Rama është shprehur mesazhi i Edi Ramës është dëshmi e humbjes së Partisë Socialiste.
“Rilindja në opozitë! Bravo Shqipëri! Mesazhi i Kryeministrit dhe lutjet e tij dëshmi e humbjes totale. Tani nuk ka më kthim, as shpëtim dhe as ngushëllim nga humbja e sigurtë! Udha e mbarë me gjithë timon!”,- u shpreh Luan Rama.
Më herët, Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama u ka bërë thirrje komisionarëve dhe numëruesve të LSI-së që të mbrojnë çdo votë gjatë procesit të numërimit. Në një mesazh në Facebook, Luan Rama komenton dhe sondazhet e para që kanë dalë në disa media. Ai thotë se “nuk ka sondazh që të mund të tjetërsojë votën e qytetarëve! Komisionerët, vëzhguesit dhe të gjitha grupet tona të vëzhgimit mendjen vetëm tek procesi, për të mbrojtur çdo votë!”,- shprehet Luan Rama.