LSI me fokus te familja, në fushatë “mysafirë” që vijnë me zemër

Lëvizja Socialiste për Intergrim po vijon punën e palodhur për fushatën elektorale, e ndërkohë që ritmi sa vjen e rritet me afrimin e 25 Prillit, Kryetarja e partisë Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim në Paskuqan. Gjatë këtij takimi, Kryemadhi është suprizuar nga një “mysafire” e vogël që u bë pjesë e takimit elektoral me gjithë zemër.

E shoqëruar nga babai i saj që e mbante në krahë, Ilda, 2 vjeçe është përshëndetur me Kryetaren e LSI, e cila i ka puthur ëmbëlsisht dorën.

Vogëlushja, më pas papritur i ka dhuruar një përqafim tepër të sinqertë Kryemadhit, që padyshim ja zbukuroi ditën e fushatës elektorale.

Videon e ka publikuar në Instagram vetë Monika, duke e shoqëruar me një “emoji” me zemër.

Çfarë e dallon fushatën zgjedhore të LSI nga ajo e partive të tjera është pikërisht pjesëmarrja e njerëzve me zemër pavarësisht moshës apo statusit, duke e kthyer më shumë vëmendjen te familja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

 

SHKARKO APP