LSI padit penalisht në prokurori komisionerët e PD, PS, PDIU dhe LSI

Përditë po zbardhet se si janë blerë votat. Me para nën dorë apo edhe me vende pune. Po dalin video nga LSI, PDIU dhe LIBRA se si është blerë e ndryshohet vota. Ishte PDIU dhe LIBRA të cilat nxorën fakte, por me pas edhe LSI. Kjo e fundit nuk ka nguruar të denoncojë edhe komisionerët e saj.

LSI ka kallëzuar ditën e sotme penalisht komisionerët e saj, të PD, PS dhe PDIU-së në qendrën e  votimit 1079 në Bulqizë. Sipas kallëzimit të formuluar nga deputeti Përparim Spahiu, komisionerët e LSI-së, në bashkëpunim me ata të PS-së, PD-së kanë shtuar vota për këto subjekte politike, ashtu edhe për PDIU-në.

“Me herët, pata njoftuar denoncimin për komisionerët e qëndrës së votimit 1079 në Bulqizë, ku në bashkëpunim kanë shtuar rreth 70 vota për PS, PD dhe PDIU. Besoj që nuk ka rrugë tjetër përveç se kallëzimit penal të tyre, kallëzim për një skemë të re dhe të frikshme, më të rrezikshme se blerja e votës, ajo e blerjes së komisionerëve”, – shkruan Spahiu.

Faji i krejt kësaj kasaphane mbetet i PD-së, e cila bëri pazar me PS dhe në fund ia futën edhe selisë blu. Asnjë deklaratë dhe as një sulm politik nuk bëri Lulzim Basha gjatë gjithë fushatës. Pazari funksionoi, por bëri sallatë zgjedhjet.

SHKARKO APP