LSI-PD-PDIU-LIBRA Qeverinë, PS opozitë

Sondazhi i parë i Oranews dhe IPR Marketing doli mbrëmë. Ndonëse ishte sondazhi i parë dhe kur fushata sapo ka filluar dhe do ndizet më fort, por një analizë e shpejtë tregon se LSI dyfishohet, bile edhe me shumë se kaq, LIBRA surprizë, pasi kap dy deputetë në qarkun e Tiranës, PD-ja rritet, PS vendnumëro, por me tronditje. Natyrisht që asnjë parti nuk e bën e vetme qeverinë pas zgjedhjeve, çka rrëzon sloganin e Edi Ramës për 71 deputetë. Bile shqiptarët u qartësuan mbrëmë se si doli sondazhi i parë e ku ndërkohë diku te 20 përqind nuk kanë vendosur, çka si rregull shton votat për LSI, PD dhe LIBRA, por jo për PS. Duhet përmendur një fakt që doli nga sondazhi dhe që Artur Zheji e kapi bukur. Të pyetur në sondazh se a do merrnin pjesë ne zgjedhje, ishin përgjigjur 67 përqind se do shkojnë dhe kjo duhet përkthyer si një tendecë e madhe e popullisë për të shkuar me vrap në kutitë e votimit për të ndryshuar qeverinë. Sepse janë shumë 67 përqind. Pra kur një popull nxiton të shkojë me vrap te kutitë dhe me dëshirë të madhe tregon se duan ndryshime të madh, paçka se PS vazhdon akoma të mbetet parti e parë. Por nuk e kap dot numrin 71 as me ndonjë aleate të vogël periferike. Prapë LSI mbetet qeveribërësi pas 25 qershorit. Ndaj LSI ka rritje të madhe, sidomos në Tiranë, por edhe në rrethe. Ishte sondazh i parë, por ajo që pranohet mbetet se LSI vendos, LIBRA vjen si surprizë e re, ndërsa nëse LSI nuk i jep votat Edi Ramës, atëhere ai nuk bëhet kryeministër. Por edhe mundet t’ia jap, por me kushtin që Petrit Vasili të jetë kryeministër.

Ka shumë hamëndje, por nga analizë e shpejtë e pas daljes së sondazhit të parë ka me tepër mundësi që qeveria të bëhet nga PD-LSI-LIBRA-PDIU. PDIU nuk doli mbrëmë në rang kombëtar, por ka disa rajone ku merr deputetë. Por jo aqsa të bëjë me PS, qeverinë.

Eshtë herët për të folur, por nga rezultati i parë mbrëmë duket se qeveria do jetë LSI-PD-LIBRA-PDIU dhe PS-ja kalon në opozitë. Natyrisht një opozitë e tillë i duhet Shqipërisë.

Por ka akoma javë për fushatë dhe sondazhe. LSI dhe LIBRA rritje të vrullshme, çka nuk bëhet qeveria, sidomos pa LSI. Por edhe LIBRA është një qershi mbi tortën e LSI-PD.

SHKARKO APP