LSI:Rilindja e Edi Ramës është ndërmarrja më e madhe e drogës në Europë
Deputetja e LSI, Silvi Caka ka reaguar sot për presionet dhe akuzat që PS po bën ndaj kësaj force politike. Në një deklaratë për mediat, Caka tha se Edi Rama është kapur nga paniku dhe frika e rritjes së LSI-së. Ajo tha se akuzat ndaj LSI po orkestrohen nga Edi Rama dhe njerëzit e tij të Rilindjes. Caka akuzoi Ramën se po inskenon blerje vote në Berat dhe po urdhëron policinë që të sajojë arrestime me qëllim goditjen e LSI-së.
Deputetja e LSI-së hodhi akuza të ashpra për kanalizimin e vendit. “Edi Rama, pasi gënjeu socialistët duke u thënë se nuk e ka fajin zullumi i tij me pushtetin, por na e paska fajin LSI-ja që është në koalicion. Kjo alibi e tij është e mjerë dhe e pashpresë. Problemi i tij është se është tmerruar nga vota e lirë. Ai nuk pranoi zgjedhje me Ben Blushin dhe jo më me gjithë aktorët në garë”,- tha Caka.
Deputetja e LSI sulmoi ashpër Ramën duke e akuzuar se “rilindjen e ktheu në ndërmarrjen me të madhe në Europë”.
Një ditë më parë, në Berat kryeministri Edi Rama akuzoi LSI-në si përgjegjëse për keqqeverisjen e Partisë Socialiste. Sipas Ramës, edhe pse ai ka drejtuar qeverinë 4 vjet, nuk ka bërë dot reforma për shkak të aleatëve.
Ky qëndrim është përsëritur shpesh nga Edi Rama gjatë ditëve të fundit, aq sa duket se Qeverinë e ka pasur LSI dhe jo Partia Socialiste që fitoi zgjedhjet e vitit 2013. Pavarësisht se asgjë e tillë nuk është e vërtetë, Rama po kërkon votat sikur nuk ka pasur lidhje me qeverinë, korrupsionin, kanabisin etj. Kur në fakt, shumica e problemeve të këtij mandati qeverisës kanë ardhur nga PS-ja. LSI ka qenë në mënyrë të hapur kundër koncesioneve dhe ka kundërshtuar miratimin e tyre nga qeveria. LSI është forca e parë politike që edhe pse ishte në qeveri ka kërkuar dënimin e ashpër të korrupsionit dhe çdo forme abuzimi në administratë. Deputetët dhe Ministrat e LSI-së ishin të parët që folën për kanabisin dhe kriminalizimin e shoqërisë. Madje e bënë këtë denoncim edhe më para se Partia Demokratike të ndërgjegjësohej për këtë fenomen.
LSI ka mbajtur qëndrime kundër abuzimeve të qeverisë dhe reformave të gabuara dhe për këtë arsye nuk ka qenë pengesë për qeverisje. Përkundrazi në këto 4 vjet, qëndrimet e LSI-së e kanë bërë Qeverinë më pak arrogante dhe e kanë detyruar të jetë me “këmbë në tokë”. Nëse Rama sot kërkon një pushtet të palimituar, thjesht po kërkon më shumë fuqi për njerëzit afër tij dhe nuk do pengesa që të vazhdojë me konsesionet, korrupsioni, abuzimin galopant me taksat dhe paligjshmërinë.
Qartazi, Silvi Caka nuk foli për PS, por për Rilindje duke bërë diferencën mes socialistëve të ndershëm dhe një grupi njerëzish afër kryetarit Rama që këto vite sollën kanabisin, koncesionet, korrupsioni dhe shkatërrimin e verave të së majtës.
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1587979231215329/
Deklaratë e plotë për shtyp e deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim: Silva Caka
Kryepolici i Rilindjes, Edi Rama erdhi dje në Berat i qartë në qëllimin e tij për të provokuar, i tmerruar nga rritja dhe forca e LSI-së dhe e rinisë në qarkun e Beratit.
I frikësuar ai deklaroi dje se LSI heq gratë socialiste nga puna, ndërkohë që gratë socialiste më shumë se çdokush ai i ka injoruar me mosmirënjohjen dhe arrogancën e tij, duke i zëvendësuar kudo me vajzat e korridoreve të Rilindjes.
Edhe pak gra me vlera socialiste, zonja të vërtetë të së majtës u fshinë pabesisht nga lista për dpeutete të PS-së, duke u zëvendësuar nga vajzat e korridoreve të Rilindjes dhe biznesmenët tenderxhinj.
Pasi u ktheu krahët socialistëve të thjeshtë për 4 vite me radhë dhe i dha “gjithë pushtetin oborrit të tij të Rilindjes”, tani kujton se mund të mashtrojë për herë të dytë socialistët, duke u thënë se nuk e ka fajin zullumi i tij me pushtetin dhe përbuzja e tij ndaj tyre, por na e paska fajin LSI-ja që është në koalicion.
Kjo alibi e tij është e mjerë dhe e pashpresë.
Problemi i tij i madh është tmerri që ka nga zgjedhjet e lira dhe vota e lirë.
Ai ishte njeriu më i frikësuar të bënte zgjedhje brenda Partisë Socialiste me rival Blushin e jo më të pranojë zgejdhje të lira me të gjithë aktorët e përfshirë në garë.
Ai bëri çdo përpjekje që opozita të mos hynte në zgjedhje me qëllim shkatërrimin e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve përmes përdorimit të segmenteve të politisë të lidhur me grupet kriminale të drogës.
Ai Rilindjen e tij e ktheu në ndërmarrjen më të madhe të drogës në Evropë.
Ndaj dhe inskenimi i turpshëm i ditës së djeshme në mitingun e Beratit në bashkëpunim edhe me segmente kriminale të policisë, për gjoja blerje votash, është përpjekje e dështuar për të trembur dhe frikësuar LSI-në, ndërkohë që është vetë kryepolici që planifikon blerje votash masive duke përdorur çdo mjet të pushtetit.
Ky akt dëshpërimi në fakt dëshmon se atë e ka kapur paniku, jo vetëm për mbështetjen e jashtëzakonshme, që gëzon LSI-ja në qrakun e Beratit dhe në të gjithë Shqipërinë. Fitore e cila do të konfirmohet me votën e shqiptarëve më 25 qesrhor, por mesa duket ai ka panik edhe nga vetë zbatimi i plotë i Vetingut që shqiptarët e presin me padurim për t’i dhënë fund arrogancës dhe padrejtësisë së pushtetit oligarkik, kriminal dhe klientelist.
Prandaj le të çmendet kryepolici, LSI do të dalë forcë e parë në qarkun e Beratit, sepse është shpresa e rinisë dhe fundi i oligarkisë. Forcë e parë jo vetëm në qarkun e Beratit, por edhe në të gjithë Shqipërinë.