LSI thirrje Lu-Vllahutin: Ç’prisni, reforma në drejtësi u kap nga Rilindja!
Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, i bën thirrje ambsadorëve Lu dhe Vllahutin që të reagojnë mbi situatën e rëndë në lidhje me reformën në drejtësi. Në një status në facebook, Vasili i drejtohet ambasadorëve me pytetjen se çfarë presni më, kur Reforma në Drejtësi, sipas Vasili është kapur nga Rilindja dhe se askush nuk beson më tek drejtësia.
Vasili shton se qeveria e PS-së e ka rrëzuar përfundimisht reformën, edhe pse ambasadorët garantuan se ligjet e reformës do ti bënin ekspertët dhe se do të vinin në kuvend pa ndryshime.
”Rilindja rrëzon përfundimisht reformën në drejtësi. Edhe shqiptari më i fundit nuk ka harruar se u garantuan publikisht nga ambasadorët Lu dhe Vllahutin, se ligjet e reformës ne drejtësi do t’i bënin ekspertët dhe do të vinin për miratim pa ndryshime në parlament. U vendos kështu, me qenë se ekspertët ishin të pavarur, të mbështetur nga Euralius, OPDAT dhe Komisioni i Venecias, që të mos lejohej politika që të kapte drejtësinë”,shkruan kreu i grupit të LSI-së.
Akuza e LSI-së, është se përveçëse Rilinda shkeli parimin që politika të mos kapte drejtësinë, tashmë është ajo që i bën ligjet. Vasili e ilustroi me seancën e djeshme, aty ku sipas kreut të grupit të deputetëve të LSI-së, PS-ja ndryshoi përmbatjen e ligjeve të Reformës në Drejtësi.
”Rilindja e shkeli dhe e shtypi këtë parim.Tani ligjet e reformës i bën totalisht Rilindja, madje mbrëmë i ndryshoi totalisht edhe përmbajtjen edhe titullin ligjeve që ekspertët përgatitën; ashtu siç bënë edhe me vetingun dy javë më parë, ku i shkurtuan edhe njerëzit edhe paratë.
Petrit Vasili e mbyll me thirrjen drejtuar ambasadorëve, që të reagojnë mbi këtë situatë të rëndë mbi të cilin po kalon reforma në Drejtësi, ku për të, tashmë askush nuk beson tek reforma dhe ka një zhgënjim të madh tek shqiptarët.
”Reforma në drejtësi ra. Parimet e reformës dhe grupi i ekspertëve me Euralius dhe Opdat u asgjësuan. Reforma u kap nga Rilindja ditën për diell. Lu dhe Vlahutin, reagoni! Ç’prisni!? Zhgënjimi popullor është i madh. Askush nuk beson më tek reforma në drejtësi”,- shkruan Petrit Vasili, kreu i deputetëve të LSI.
Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit;