Topalli foli kundër, kurse Berisha reagoi duke mos shkuar në takim
Te gjithe jane perqendruar ne seline e PD-se sikur nuk duan te votojne reformen nga frika e BKH apo e sistemit te ri te drejtesise. Porse burime nga PD tregojne se jane dakort, por çdo nen do ta debatojne presje per presje dhe nuk do ta votojne me symbyllur vetem se thote Lu apo Vlahutin.
Jozefina Topallli, ish-numri dy i PD-së ka reaguar në një prononcim të shkurtër për mediat pas largimit nga mbledhja e grupit të PD-së ku merrnin pjesë Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Ajo tha se kishte lënë një takim tjetër në 11:30 pasi nuk mendonte se takimi me diplomatët e huaj do të zgjaste kaq shumë.
“Dola se kisha lënë takim me ambasadorë të tjerë në 11:30. Nuk e mendova se do zgjaste 90 minuta takimi në grup me ambasadorët”, tha Topalli, që nuk dihet se me cilët ambasadorë do të takohej. Ajo ka qenë kundër takimit të deputetëve të PD-së me ambasadorët, duke e cilësuar këtë si një gjë të paprecedentë.
Ndërkohë, Genc Ruli, që nuk mori fare pjesë në mbledhjen e sotme, tha se: “Partitë e kanë mundësinë të thonë vullnetin për reformën. Vullneti për reformën tregohet me veprime konkrete, jo me takime butaforike me ambasadorë. Është dëm i madh për besueshmërinë e realizimit të reformës. Nuk duhet të perceptohet si një reformë e imponuar nga ambasadorët”.
Ndërsa Genc Pollo ka reaguar ashpër kundër dy ambasadorëve duke thënë se: Eshtë e papranueshme ajo që kam lexuar në gazeta se ambasadorët kanë deklaruar se “do të turpëroheni nëse nuk votoni tani reformën”. Kështu nuk pranohet që ti thuhet deputetit voto pa e lexuar.
Trajtohet kjo reformë në mënyrë të pabesueshme. Po të kesh vërejtje për të, do të thotë se je hajdut, antievropian, antiamerikan…, etj” është shprehur deputeti demokrat që njihet më së shumti si zëdhënës ambasadorësh në politikë, por që kësaj radhe ka shpërthyer si sovranist parimor.
Po çfarë po ndodh konkretisht?
Ambasadorët të gjendur në domosdoshmërinë e kësaj nevoje, por në refuzimin kategorik të kryeministrit Rama për të lëshuar nga drafti i tij, kanë menduar të shtojnë trysninë ndaj pjesës që mendohet si më e brishtë, ndaj opozitës.
Fillimisht duke e joshur e me takime të shpeshta e më pas duke e shantazhuar edhe me vota deputetësh të veçantë nga grupi i tyre, kjo e konfirmuar disa herë nga kryeministri Rama. Dy ambasadorët të gjendur nën refuzimin kategorik të kryeministrit për të rishikuar draftin, duke se i kanë kërkuar opozitës ta votojnë pa e diskutuar atë, madje sipas deputetit Pollo, edhe pa e lexuar, shkruan syri,net.
Por çpo ndodh realisht? Duket se selia blu nuk do te nxitohet te votoje me vrap nje reforme e cila duhet qe ti rezistoje dekadave. Ndaj ka mundesi qe reagimi i Topallit duke folur dhe mosvajtja e Berishes, duke folur pa shkuar tregojne se nuk do te jete e lehte miratimi.