Donald Lu: Në zgjedhje pamë gangsterë partish. Të mos i shikojmë më!

Ambasadori Donald Lu ka folur sot në tryezën për korrupsioni zgjedhor, ndërsa tha se vullneti politik është shenjë e mirë për Shqipërinë.

“Pamë grupe gangsterrësh që rrinin jashtë qendrave të votimit” – tha Lu duke iu referuar zgjedhjeve të fundit

Sipas tij, abuzimet në zgjedhje janë tradhti ndaj demokracisë së shqiptarëve.

konferenca-reforma-zgjedhore (1)

“Popullit i pelqën të ankohet për politikanët e tyre. Ne mund të ankohemi sa të duam në demokraci, por jemi përgjegjës për ata që zgjidhen” – tha Lu.

Ambasadori i SHBA-së bën thirrje për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR brenda këtij viti. Gjithashtu kërkon nga partitë transparencën e financave dhe largimin e politikanëve të korruptuar dhe me lidhje kriminale.

Donald Lu: ” Kur vizitova qendrat e votimit në Shqipëri gjatë zgjedhjeve vendore të verës së shkuar pashë më së shumti të njëjtën gjë: Persona që punonin shumë sikurse nëna ime, të përkushtuar ta bënin punën sa më mirë të mundnin. Punonjësit me të cilët u takova ishin njerëz të zakonshëm,ndaj unë u inatosa kur pashë militantët e partive që kërkonin të minonin punën e këtyre vullnetarëve të ndershëm në qendrat e votimit.

Disa ambasadorë  të BE dhe unë pamë grupe të mëdhenj gangsterësh të rinj në moshë jashtë qendrave të votimit që dukshëm donin të frikësonin votuesit. Shumë njerëz na dhanë prova të blerjes së votës dhe votimit në grup. Dhe sikurse e dimë disa prej kandidatëve kishin të shkuar të turpshme kriminale. Abuzimet zgjedhore janë një tratativë ndaj demokracisë shqiptare. Këto çështje zgjedhore u vërejtën në vlerësimin e zgjedhjeve të ODIHR i cili gjithashtu lavdëroi punën e mijëra punonjësve në qendrat e votimit që punuan me nder ditën e votimit. SHBA mbështesin fuqimisht reformën e mbështetur në rekomandimet e ODIHR. I bëjmë thirrje Kuvendit ti zbatojë ato këtë vit. Por për të arritur një reformë të vërtetë duhet të bëhet dhe më shumë

I bën thirrje të zbatojë rekomandimet e OSBE/ ODIHR këtë vit. Partitë politike kanë nevojë të marrin seriozisht detyrimin për të siguruar transparencën e financave partiake. Kemi parë një parti që ka bërë të ditur planin për transparencë të financave tk saj. Nxisim, të gjithë partitë politike të prezantojnë auditin ndërkombëtar  të financave të partive dhe të fushatave të tyre dhe ti bëjnë publike deklaratat e pasurive të të gjithë kandidatëve.

Udhëheqësit duhet të bëjnë më shumë për të larguar politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale dhe të mos i vendosin fare emrat e tyre në fletët e votimit. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit ishte një hap i rëndësishëm por tani është po kaq i rëndësishëm  zbatimi i plotë i ligjit të dekrimininalizimit

Votuesit shqiptarë kanë nevojë të marrin përgjegjësinë për të mos pranuar para për votën e tyre dhe për të mos votuar kriminelë.

SHKARKO APP