Luçiano Boçi: SPAK, zbrit në Elbasan!
Luçiano Boci shkruan: “Inceneratori i Elbasanit është shndërruar tashmë në një vullkan toksik, që helmon qytetarët e ambientin.
Vënia e zjarreve si incenerim natyror, nga vetë ata që e administrojnë, është kthyer në një ritual të zakonshëm.
Qëllimi është të ulin sasinë e malit të plehrave për të krijuar hapësirë për të hedhur të tjera. Bashkia Elbasan dhe Llatja i saj e përdorën inceneratorin për fushatë, duke mashtruar haptazi në mes të plehrave qytetarët.
Ndërkohë që ai as ka funksionuar për shkak të hajdutërisë e keqmenaxhimit bashkiak.
Eco-Elb drejtohet me administrator nga Bashkia dhe korrupsioni e aferat me Bashkinë për krijimin e malit të plehrave janë ulëritëse.
Jo vetëm që energji nuk prodhohet, por grabiten miliona nga taksat e qytetarëve.
SPAK duhet të zbresë urgjentisht aty sepse ai incenerator po merr jetë njerëzish në mënyrë të ngadaltë”.