Luan Rama këshillon PS dhe PD: Ruani qetësinë dhe zbatoni paktin Rama-Basha
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, këshillon përfaqësuesit e PS dhe PD në komisionin e vetingut: Ruani qetësinë, reflektoni frymën e marrëveshjes Basha-Rama.
Debati është ndezur në seancën e sotme të komisionit parlamentar për verifikimin e kandidatëve për institucionet e vetingut teksa. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Vasilika Hysi kanë replika mes tyre në lidhje me procedurat e dëgjimit dhe të pyetjeve të aplikantëve.
Me gjithë përpjekjet e kryetarit të komisionit, Ulsi Manja për të rivendosur qetësinë, debati ka vazhduar edhe me ndërhyrjen e Flamur Nokës.
Ka ndërhyrë kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama që ju është drejtuar sipas motos “me qetësi dhe dashuri” ju është drejtuar përfaqësuesve të PS-së dhe PD-së “ruani qetësinë dhe reflektoni edhe këtu frymën e dashurisë së marrëveshjes Basha-Rama dhe shfaquni me përgjegjësitë si aktorë në bashkëqeverisje”.
Rama i është referuar marrëveshjes mes PS dhe PD për bashkëqeverisje me vendosjen e ministrave teknikë të dy forcave kryesore. Pjesë e kësaj marrëveshje është dakordësia e PS dhe PD për të miratuar të gjitha ligjet dhe komisionet që kanë të bëjnë më organet e vetingut, si pjesë e reformës në drejtësi.