Luan Rama: Kishim dy zgjidhje, të shkarkonim Ramën ose Manjanin
Nënkryetar i LSI-së dhe kreu i grupit parlament Luan Rama tha se partia ku ai bën pjesë, kishte dy rrugë të shkarkonte kryeministrin ose ministrin. Dhe në fund u shkarkua Ylli Manjani, edhe pse sipas Ramës, ai ka pasur të drejtë në akuzat e tij.
Në një qëndrim të shkurtër, të prerë, Rama theksoi se rëndësi ka që të vijohet mirëqeverisja në të mirë të qytetarëve shqiptarë.
“Kishte vetëm dy rrugë, ose të shkarkohej kryeministri, ose ministrin. Pranuam një zgjidhje dhe LSI është e vendosur të bashkëpunoj me seriozitet dhe partneritet për të krijuar klimë, bashkëpunim dhe besim. LSI do vazhdojë të kontribuojë me seriozitet për të normalizuara edhe raporte me qeverinë. Vendi ka nevojë për demokraci”,- tha Luan Rama.
Ndërkohë reagime për shkarkimin e Manjanit ka pasur dhe nga Partia Socialiste. I pari që ka reaguar nga Partia Socialiste ishte zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
Ai tha se shpërthimi i Manjanit tregon se ishte i drejtë vendimi për ta shkarkuar. Peleshi tha se nuk ka pasur asnjë diskutim në mbledhjen e grupit të PS lidhur me shkarkimin e Manjanit. Gjatë fjalës së tij Manjani lëshoi një sërë akuzash ndaj Ramës dhe ministrave të tij.
Prononcimi i plotë për shtyp i Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama:
Si ju duket marrja e një posti të tillë dhe çfarë komenti për shkarkimin e z. Manjani?
Nuk kam asnjë koment për të bërë, vetëm më lejoni të shpjegoj që është e vërtetë që në raportet e bashkëpunimit dhe të komunikimit midis Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë ka ekzistuar një situatë problematike, e cila për fat të keq është agravuar ditë pas dite derisa mbërritëm një zgjidhje që kishte vetëm dy rrugëkalime.
Njëri ishte të shkarkonim Kryeministrin ose të shkarkohej ministri. Pranuam zgjedhjen dhe zgjidhjen e Kryeministrit për të dëshmuar edhe një herë tjetër që Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të bashkëpunojë me shumë seriozitet dhe në partneritet të plotë për të krijuar klimë bashkëpunimi, bashkëqeverisje dhe mirëkuptimi për ecurinë e mëtejshme të reformave të integrimit evropian të vendit.
A do të ketë largime të tjera z. Rama?
LSI-ja do të vazhdojë të kontribuojë me shumë seriozitet dhe me shumë përkushtim për të normalizuar edhe raporte të kësaj natyre dhe për të bërë funksionale gjithnjë e më mirë në të mirë të qytetarëve qeverisjen e vendit. Vendi ka nevojë për qeverisje rezultative, për qeverisje demokratike dhe për qeverisje që sjell produkt.
Vendin e z. Manjani e ka zënë në z. Vasili, i cili ka qenë po aq kritik ndaj policisë…
Nuk ka lidhje fare kritika, sepse kritika është një forcë zhvillimi. E rëndësishme është që qeverisja të shkojë më tej dhe të gjejmë atë çfarë është e përbashkët në funksion të mirëqeverisjes.
Lexoni dhe:
Shkarkohet Ministri Ylli Manjani
Manjani: Ministrat flinin me dashnoret te resorti i Balilit
Ahmetaj: Aleanca me LSI është e fortë
Peleshi: Shpërthimi i Manjanit, arsyeja përse u shkarkua!
Ben Blushi: Ylli Manjani tha të vertetën
Strazimiri: Deklarata e Manjanit, shteti është kapur nga mafia
E parashikoi para 15 orësh: Balili shkarkon Manjanin
LSI/ Erisa Xhixho: Shkarkimi i Manjanit, iniciativë e Ramës
FOTOLAJM/Hakmarrja e Ramës ndaj Manjanit