Luan Rama: LSI, në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë!
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama deklaron se LSI-ja është drejt fitores për të dalë forcë e parë në Tiranë.
Në rrjetin social Faceook, ai u bën thirrje qytetarëve që të shkojnë drejt kutive të votimit dhe të shfrytëzojnë kohën e mbetur deri në mbylljen e procesi të votimit.
“LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë! Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit! Eja dhe voto! Voto edhe ti! LSI forcë e paparë!”,- shkruan Luan Rama.
Pak më herët edhe kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime të qytetarëve. “Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet. Bëni gjithçka është e mundur që vullneti juaj i patjetërsueshëm të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar. Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!”,- shkruan Petrit Vasili në Facebook.