Luan Rama ironizon Rudina Hajdarin, i nxjerr videon dhe kërkon ndihmë
Vendimi i deputetëve ”tradhtarë”, siç opozita i konsiderion, për krijimin e grupeve parlamentare, edhe pse në kundërshtim me ligjin, ka marrë vëmendjen e opozitës (PD, LSI dhe aleatët e tyre).
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social, facebook, një video me pjesë nga fjala e deputetes Rudina Hajdari, e shpallur dje edhe si kryetarja e grupit të saj demokrat në Kuvend, ku e ”kritikon” për shqipen që ajo artikulon.
“A mundet ndokush të më shqipërojë se çfarë po thotë kjo zonja, lidere e opozitës parlamentare?…”– shkruan ai.