Luan Rama: Vjedhja e votës, njollë turpi e qeverisë. Të krijohet froni opozitar

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, pas mbledhjes së Kryesisë së LSI informoi mbi vendimet e para për aksionin opozitar të kësaj force politike. Në fjalën e tij, Luan Rama tha LSI do të jetë zëri i mbi 70% të shqiptarëve. Ai bëri thirrje që opozita të jetë e bashkuar për të garantuar që të drejtat  e qytetarë të përfaqësohen në mënyrë sa më të mirë, në Kuvend, por edhe në gjithë format e tjera të opozitarzimit.

Rama tha se LSI po ristrukturohet në të gjitha nivelet për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për ta përçuar ngritur zërin aty ku ata kërkojnë. Luan Rama shtoi se LSI do të jetë në anën e qytetarëve. “Shqiptarët gjejnë tek LSI opozitën e munguar, pasi LSI do të jetë zëri i 70% të shqiptarëve, të cilët janë në opozitë me këtë qeveri, pasi veç atyre që votuan dhe numri i madh i atyre që nuk votuan me heshtjen e tyre refuzuan këtë qeveri fiktive”,- u shpreh Luan Rama.

Në fjalën e tij, Luan Rama u ndal në procesin e zgjedhjeve dhe publikimin e fakteve që flasin për manipulimeve të votave gjatë ditës së zgjedhjeve dhe në procesin e numërimit.

“LSI dënon vjedhjen e votës që po vërtetohet me pamje filmike dhe me zë, duke e kthyer procesin zgjedhorë një njollë turpi për qeverinë”,- vijoi Luan Rama.

Ai theksoi de pamjet filmike të manipulimeve janë një njollë turpi edhe për ata që nuk kanë sy të shohin ata që ka ndodhur.

“Janë shfaqur në mënyrë të dokumentuar raste të vjedhjes së votave. Është një njollë e madhe turpi edhe për ata të verbër që nuk kanë sy të shohin, edhe pas dokumentimit me pamje filmike të rasteve skandaloze të vjedhjes së votës duke tjetërsuar vullnetin e qytetarëve”,- tha Luan Rama.

Më herët, gjatë nisjes së mbledhjes së Kryesisë, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se “LSI do të rivendos sovranitetin e institucioneve të cenuara rëndë nga zgjedhjet, përpara dhe pas 25 qershorit”.

Ajo theksoi se “demokracia në vend sot ka nevojë më shumë se kurrë për një opozite më të fuqishme se asnjëherë tjetër”.

Kryemadhi u shpreh se është emergjente që opozita të bashkohet për të garantuar demokracinë e institucioneve. “Fatet e demokracisë janë më në udhëkryq se asnjëherë tjetër, dhe kjo kërkon krijimin e një fronti kombëtar opozitar”,- tha Kryemadhi.

Ky është apeli i radhës që drejtuesit e LSI-së bëjnë për bashkim të frontit opozitar. Ndërkohë që  PD-ja, si forca kryesore numerike në opozitë nuk ka ende një qëndrim të qartë për bashkimin e opozitës.

https://www.facebook.com/luanrama.al/videos/1306742316105135/

LEXONI EDHE:

Denoncimet për vjedhjen e votave, Kryemadhi: Kjo është vetëm një pjesë

Denoncimet për manipulime të zgjedhjeve. Prokuroria të hetojë vjedhjen e votave

Manipulimet e zgjedhjeve. Ben Blushi: Ja si u vodhën votat e LIBRA në Tiranë

SHKARKO APP