Lubonja dhe Bushati, Henri Çilit: Ti je fashist ekonomik, do ekzekutohesh

Debati për ndërhyrjen e miliarderit amerikan George Soros në politikën shqiptare, ka kaluar në ofendime mes gazetarit Andi Bushati dhe botuesit Henri Çili.

Gjatë diskutimit në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në News24, Çili i është drejtuar Bushatit duke e quajtur komunist, ndërsa gazetari iu kthye duke i thënë hajdut.

Pjesë nga debati në emision:

Andi Bushati: Me politikat që ndjek duhet të ishe futur në LSI..se me gardistët në 21 janar, me hajdutët në Rilindje, vetëm ty të kanë parë shqiptarët.

Henri Çili: Dhe hiperbola juaj që këtu ka rrezik përgënjeshtrohet menjëherë…

Andi Bushati: Ti je rreziku

Henri Çili: Patjetër liberalizmi është rreziku jot.

Andi Bushati: Anti-liberali më i madh. Një karikaturë e liberalizmit. Do të respektoja si liberal.

Henri Çili: Nuk kthehen më komunistët e tu Bushat..

Andi Bushati: Komunistët nuk kthehen por hajdutët si ty do ekzekutohen

Henri Çili: Kjo është akuzë. Hajdut mund të jesh vet..po nuk e di a je, dhe s’po të akuzoj kot.

Fatos Lubonja: Në këtë fashizëm që po ndodh, kontrollet e gjithë pushteteve. Edi Rama kontrollon dhe artistët, edhe ekspozitat i bën te kati i parë i kryeministrisë. Këtu shteti kontrollon gjithçka.

Henri Çili: Mua nuk më kontrollon

Fatos Lubonja: Ty s’të kontrollon se ti je vetë pushteti. Ty ta tha

Bushati: Ti e ndërrove dhe shkove te pushteti tjetër

Henri Çili: Nuk ndërrova asnjë pikëpamje.

Fatos Lubonja: Ti veprimet i ke komplet në kundërshtim me pikëpamjet.

Henri Çili: Asnjë pikëpamje dhe asnjë veprim nuk kam ndryshuar.

Fatos Lubonja: Ti je fashist ekonomik, nuk je liberal.

Henri Çili: Jam për liberalizmin ekonomik, për konkurrencën, jam kundër sektorit publik, jam pro privatizimeve, pro-partneritetit publik privat, pro konkurrencës, kundër taksës progresive.

SHKARKO APP