Lulzim Basha: Asnjë marrëveshje me Ramën, është kufomë politike. Ai u fali 2 miliardë euro oligarkëve

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ftuar në studion e Blendi Fevziut tha ndër të tjera se nuk ka dhe as do të ketë asnjë marrëveshje bashkëqerisjes me Edi Ramën. Ju garantoj, theksoi Basha, se opozita e bashkuar do ti fitojë zgjedhjet. Më tej ai tha se taksa e sheshtë do të 9 %. I pyetur me insistim nga drejtuesi i emisionit, nëse keni ndonjë marrëveshje të fshehtë me Edi Ramën, kryetari demokrat ritheksoi se asnjë marrëveshje nuk do ketë me atë njeri.

Edi Rama u ka dhënë 2 miliardë euro disa oligarkëve, ndërkohë që biznesi i vogël dhe i mesëm po falimenton- shtoi Basha. Asnjë marrëveshje me Edi Ramën, e përsëriti disa herë Lulzim Basha. Ai, pra Rama, vetëm do të paraqitet para drejtësisë për krimet dhe vjedhjet që ka bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?