Lulzim Basha: Braktisni ekranet e televizioneve të financuara nga Qeveria
Lulzim Basha ka bërë thirrjen e fortë sot nga Elbasani. Ai u kërkoi shqiptarëve që të braktisin ekranet e financuara nga qeveria me taksat e qytetarëve.
“Shërbëtorucët e ekraneve qeveritare i dalloni fare lehtësi. Në ekranet e tyre, të njollosura nga paratë që u grabiten shqiptarëve dhe u jepen pronarëve të këtyre ekraneve, bëhet propagandë nga mëngjesi në darkë kundër bashkimit të shqiptarëve, kundër tiranisë, bëhet propagandë kundër opozitës, shpiken sebepe pse qëndresa jonë po shqetësoka qytetarët dhe qarkullimin e tyre, vetëm për shkakun se pronarët e këtyre televizioneve marrin miliona euro të vjedhura nga xhepat tuaj, drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe i shërbejnë Edi Ramës, duke u munduar të këndojnë këngën e vjetër të përçarjes. Turp për ta!
Dua t’i paralajmëroj sot se, përveç shërbimit që i bëjnë padronit të tyre, njësoj si oligarkëve, njësoj si kriminelëve, shqiptarët nuk do t’ua falin! Mos i merrni shqiptarët për budallenj! Ekranet tuaja janë të djegura.
Bojkoti ndaj jush është përgjigja më të cilën shqiptarët do t’ju kthejnë reston. Bojkot ndaj çdo ekrani të paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve dhe që cilët janë bërë sot veglat e autokratit më të korruptuar e të inkriminuar të Ballkanit, njeriut që ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë dhe që e trajton Elbsanin dhe Shqipërinë si çiflig.
Po kështu, përgjegjësi do të mbajnë edhe oligarkët, edhe ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe, nga ana tjetër, kthejnë kokën e bëjnë sikur nuk shohin padrejtësitë që bien mbi kurrizin tuaj, Ta dinë fare mirë se jo vetëm qeveritarët, jo vetëm nëpunësit, por të gjithë aksesorët e Edi Ramës në këtë krim kundër Shqipërisë do të mbajnë përgjegjësi. Dita dhe ora për këtë po afron dhe nuk ka fuqi mbi tokë që ta ndalë” –tha Basha.
Mjafton të kalosh pultin e televizorit dhe shikon se cilët televizione janë të paguara nga qeveria!
Në foto:Kur të zënë fytin lekët e qeverisë!