Tension në Parlament. Basha përplaset me Ruçin. Përjashtohet kryetari i PD
Ka përfunduar me përplasje seanca e sotme parlamentare. Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar që në fillim mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për debatin për reformën zgjedhore sepse në të kundërt do të ketë një bllokim total të punimeve të Kuvendit.
Basha u shpreh kundër vendimit të Kuvendit, me votat e mazhorancës, për të shtyrë për seancën tjetër debatin për reformën. Kryetari i PD-së u hodh në sulm total ndaj PS pasi ajo ka blerë zgjedhjet me bandat e drogës, theksoi ai. Gramoz Ruçi e paralajmëroi liderin e PD-së se nëse bllokon seancën do marrë masa disiplinore ndaj deputeti Basha. Kjo e tensionoi edhe me shumë situatën në sallën e Kuvendit. Deputetët e PD dolën përkrah kryetarit të tyre dhe bllokuan foltoren e kuvendit, çka solli futjen e gardës në sallë për çdo mundësi përplasje mes deputetëve.
Basha ka deklaruar se parlamenti po degradon dhe se kryetari i saj ka nisur të ngrejë kartonat për ti mbyllur gojën opozitës. Senaca sipas Bashës duhet të vijojë dhe të diskutohet ashtu siç ishte parashikuar në seancë.
“Ky biçim parlament po degradon. Opozita ka depozituar kërkesën për debat me emrat e folësve, ju vini të papërgatitur, sepse ju nuk e doni debatin. Ti ngre kartonat këtu për ti mbyllur gojën opozitës. Mblidh konferencën e kryetarëve, ky parlament nuk ëshë pronë e jotja dhe funksionon në bazë të rregullores.
Mblidh konferencën e kryetarëve tani. Vendos për një afat të arsyeshëm të debatit, jo për javën e ardhshme. Kjo seancë nuk mund të procedojë kështu në shkelje të normave. Këtu i bie që për katër vite, ti t’i mbyllësh gojën opozitës, ne nuk ta lejomë këtë Gramoz Ruçi.”– tha Basha.
Por debati nuk ka përfunduar me kaq pasi Gramoz Ruçi është shprehur se çështja ka marrë fund dhe se diskutimet sipas kërkesës së PS e LSI-së do të zhvillohen javën e ardhshme.
“Më lejoni të sqaroj se nuk ka asnjë atribut Konferenca e Kryetarëve kur seanca është e mbledhur për rendin e ditës. Propozohet një pro dhe një kundër. Sipas procedurave diskutuan 3 kolegë.“- reagoi Ruçi.
Kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer Lulzim Bashës i cili është çuar sërish dhe ka kërkuar të flasë përsëri. Por Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendjen Bashës duke i thënë se po uzurpon foltoren dhe sipas rregullores ai mund të përjashtohet. Më pas Ruçi ka ndaluar seancën për një pushim 5 minutësh.
“Ju lutem mos bllokoni seancën e parlamentit se nuk dua ta nis seancën me ndëshkimin tuaj si deputet. Sipas rregullores mund t’ju përjashtoj për bllokim të foltores. Kaluan dy minuta zoti Basha! Atëherë për pushtim të foltores ju tërheq vëmendjen zoti Basha. Atëherë sipas rregullores 5 minuta pushim.“-tha Ruç
Duke parë situatën e tensionuar kryetari i Kuvendit zoti Ruçi kërkoi pesë minuta pushim derisa të gjëndje një zgjidhje me PD. Por edhe pas pushimit prapë Basha nuk pranoi të zhvillohej seanca parlamentare. Gramoz Ruçi bazuar në rregulloren e Kuvendit e përjashtoi nga seanca e parlamentit. Pas këtij vendimi grupi parlamentar i PD bllokoi përsëri foltoren e Kuvendit, çka solli ndërprerjen e punimeve dhe shtyrjen për një orë tjetër. Por me sa shikohet do të ketë bllokim me të fortë të parlamentit, sepse iu përjashtuan kryetarin e PD.
Me sa duket problemet e brendshme në PD, akuzat se Basha vazhdon pazarin me kryeministrin Rama si dhe mundësia e një Fronti opozitar PD-LSI për ti bërë ballë krimit të pushtetit, e sollën këtë përplasje të Bashës në parlament. Tashmë i duhet të tregojë se është edhe një lider i fortë dhe agresiv.
Për sot ishte mirë Basha!