Lulzim Basha: Do anulojmë kudo koncesionet për tokat bujqësore

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, paralajmëroi anulimin e koncesioneve të dhëna për tokat bujqësore. Në një takim me banorët e fshatrave Zgorçan e Baçallëk të Pogradecit, ai tha se kjo tokë do ‘tu jepet me prioritet fermerëve.

“Javën e parë ky koncesion dhe dhjetëra koncesione të tilla nga e para tek e fundit, të gjitha këto kontrata do të anulohen. Kjo punë ka marrë fund. Në qoftë se kjo tokë është e lirë prioritet do të kenë fermerët e zonës”.

Fermerët u ankuan edhe për çminin e lartë të naftës, duke e krahasuar atë me çmimin e saj në Maqedoni. “S’ka turp ai? Nafta është 800 lekë /litri në Maqedoni, 1500 lekë /litri në Shqipëri. Turp, ai të mbytet. Ç’të rrojë Rama, kot që rron! S’e sheh ai, s’e dëgjon çfarë bëhet?”, u shpreh një fermer.

Ankesa pati edhe për subvencionet.

“Vitin tonë të parë në qeverinë e ardhshme do të ketë 100 milionë dollarë subvencione për 200 mijë familje fermerë në të gjithë Shqipërinë. Që do të thotë se do të shkojë paraja siç bëhet ujitja me pikim ashtu do të vijë subvencioni edhe në çdo familje fermere. Nuk do t’iu kërkojnë as NIPT, as sigurime. Mbajeni mend këto që ua them, se sot ua them si kryetar opozite nesër do të vij të ballafaqohem me ju si Kryeministër me këto që iu them. Paratë ekzistojnë por në vend që të vijnë tek ju shpërdorohen nga një grusht qeveritarësh në Tiranë” i shpreh Basha.

SHKARKO APP