Lulzim Basha: Edi Rama është një kriminel që duhet rrëzuar me çdo kusht

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat pas publikimeve të “Bild”, deklaroi se sot shteti ka përfunduar në dorë të një bande.

“Sot shteti është një lukuni banditësh qëllimi i vetëm i të cilëve është plaçkitja dhe dhunimi i njerëzve, për t’u mburrur dhe gëzuar pastaj në gostitë e financuara me plaçkën e vjedhur. Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm, ata dhunohen, çnderohen dhe vihen përditë para zgjedhjes fatale, ose të bëhen hajdutë për partinë ose të flaken në rrugë”,- tha Basha.

Duke folur për përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”, Basha tha se tashmë janë faktuar të gjitha grabitjet e qeverisë dhe Edi Rama duhet rrëzuar me çdo kusht.

“Sot, kur nuk ka më njeri që nuk është bindur se i vetmi projekt që ka patur Edi Rama është plaçkitja e Shqipërisë përmes pushtetit në ortakëri dhe aleancë me çdo keqbërës të mundshëm, nga ata të botës së malavitës tek ata të botës së mercenarëve publikë.

Sot, që çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votës. Pikërisht sot, unë dhe të gjithë demokratët, duhet tw ndiheshim të shpaguar për shpërfilljen, përçmimin, sharjet, sulmet, dhe dhunën e padrejtë që është derdhur mbi ne nga të gjitha anët, që nga nga qeveritarët e korruptuar tek interesaxhinjtë, servilët dhe mercenarët e tyre por edhe nga naivët, edhe të pafajshmit dhe të paanshmit që nuk shikonin dot atë që shikonim ne”,- tha Basha.

Kreu i PD shtoi se me krimin nuk mund të ketë më negociata dhe nuk mund të realizohet asnjë marrëveshje. Ai tha se largimi i Edi Ramës tashmë duhet realizuar me çdo kusht.

(Vijon…)

SHKARKO APP