Basha flet në Shkodër, shkodranët protestojnë për Jozefina Topallin
Mos futja e figurave historike dhe emblematike të PD-së në listat e PD nga Lulzim Basha, ka shkaktuar polemika dhe debate të forta në publik e sidomos në radhët e demokratëve.
Dje ndërsa Lulzim Basha fliste në një takim në Shkodër, pak me tej në zemër të qytetit, ishin mbledhur qindra demokratë, të cilët protestonin kundër listave të PD-së firmosur nga Lulzim Basha. Protestuesit me parulla në duar dhe thirrje kundër kreut të PD-së thonin se kjo është e padrejtë dhe se është bërë për të futur listën Basha, personale e familjare. Edhe mbrëmë pas kësaj proteste ka folur në emisionin e Ylli Rakipit vetë Jozefina Topalli. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD-së sulmoi fort kryetarin Basha se po shkatërron PD historike dhe po e kthen në një garnizon demokrat për interesat e një grupimi biznesmenësh dhe indirekt për pazaret me Edi Ramën.
Protesta e Shkodrës mendohet të jetë më e madhe ditët në vijim, ku do të marrin pjesë jo vetëm nga qyteti, por edhe nga fshatrat.
Pas largimit të Topallit nga lista e deputetëve duket se ka një skenar Basha-Rama për bashkëqeverisje, pasi nëse do ishte Topalli, Bregu, Patozi, Bode, Imami,etj si deputetë nuk do lejonin bashkëqeverisje me Edi Ramën, siç kanë dakort të dy natën e 17 majit, ditës se LGBT.
http://albanianews1.al/lulzim-basha-flet-ne-shkoder-shkodranet-protestojne-per-jozefina-topallin/