Lulzim Basha hedh poshtë përfundimisht bashkëqeverisje me Edi Ramën

Lulzim Basha ka sqaruar publikisht gjatë takimit në darkë në Elbasan, mbi tymnajat që po përpiqet të mbjellë Edi Rama tek njerëzit. Kryeministri me mjeshtri ka përhapur idenë se “Lulin e kam në xhep ndaj votat hidheni te PS”.

Gjatë fjalimit të tij në takimin me gratë dhe vajzat e Elbasanit, Basha deklaroi se Rama po përpiqet të krijojë idenë se ekziston një mundësi bashkëpunimi mes republikës së re dhe asaj të vjetër, por e gjitha kjo është një mashtrim.

“Dredhia e fundit e republikës së vjetër është ideja që po mbjell në kokat e njerëzve se ekziston një mundësi bashkëjetese me Republikën e Re. E keni vënë re apo jo. Luli është çun i mire. Unë nuk jam çun i mire, në këtë garë, ku do të vendosin shqiptarët për të ardhmen e tyre, unë jam më i miri. Jo vetëm kaq, por Edi Rama nuk i lan dot zullumet dhe gjynahet në këto katër vite, braktisjen e premtimeve, gjendjen e mjeruar të ekonomisë, duke u fërkuar pas Republikës së Re, pas Partisë Demokratike, apo pas meje. Mbaje mend këtë që po të them. Ti të thuash nga mëngjesi në darkë që unë jam çun i mirë, elbasallinjtë dhe gjithë shqiptarët e dinë që jam çun i mire, por nuk jam thjeshtë i mirë por jam më i miri në këtë garë, me planin më të mirë, me vendosmërinë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Dhe kjo nuk kalon nga bashkëjetesa me republikën e vjetër por nga mundja totale e republikës së vjetër me votën e bashkuar të shqiptarëve në datën 25 Qershor”, tha Lulzim Basha.

Pas kësaj deklarate nga Elbasani si dhe nga emisioni i Arian Çanit lideri i opozitës e ka bërë të qartë në mënyrë të prerë se nuk do ketë bashkëqeverisje me PS, pas datës 25 qershor. Por nga matematika zgjedhor duket se PD do të gjejë gjuhën më mirë me LSI dhe PDIU për të bërë qeverinë e ku kryeministër do jetë Lulzim Basha.

SHKARKO APP