Lulzim Basha i vendosur: Votime më 30 qershor nuk do të lejojmë!
Lulzim Basha deklaroi i vendosur më shumë se kurrë: Nuk do lejojmë votime me 30 qershor.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat sot në mesditë në të cilën ka theksuar se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen!
Deklarata e Bashës u dha në përfundim të takimit që ai pati me Të ngarkuarën me Punë të ambasadës amerikane në Tiranë, zonjën Leyla Moses-Ones, takim të cilin nuk pranoi ta komentonte, një praktikë që Basha e ka ndjekur rregullisht.
I pyetur nga mediat se po qarkullonin në shtyp artikuj sikur ishte urdhëruar prej tij, që në vend të krijoheshin incidente, Basha pyeti jo pa qëllim: Cilat media e shkruajnë këtë? Cilat media? Dhe nënvizoi se “ ky ishtë prodhim mediatik i mercenarëve të Edi Ramës, mashtrim, shërbim që i bëhej Edi Ramës”.
“Nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Shumë pak njerëz nuk e kanë kuptuar këtë, – theksoi kreu i opozitës. – Nuk ka rëndësi se ç’mendon kryeministri. Rëndësi ka që ka një standart europian, është standart zgjedhor: Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen!
Sot kemi ligjin e zbatueshëm që nuk do të ketë datë zgjedhjesh. Që do të thotë se çdo hap i Edi Ramës, fushatat elektorale, janë të paligjshme sepse nuk mund të bëhen deri 30 ditë para zgjedhjeve por dDatë zgjedhjesh nuk ka.
As i kam komentuar dhe as kam ndërmend t’i komentoj takimet e mia me përfaqësuesit e huaj. Konfirmimi është i qartë dhe i printuar e zezë në të bardhë: 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do të kthejë zgjedhjet njëpartiake. Kjo nuk ka për të ndodhur, shqiptarët janë të vetëdijësuar. Kjo ka vetëm një fund; fundin e sundimit të Edi Ramës!
30 qershori është dita kur nis fundi i sundimit autokratik të Edi Ramës.
Aleanca e Qytetarëve Shqiptarë është në këmbë. Merreni shiheni çfarë shkruajnë këta intelektualë nëse ju lënë pronarët e mediave, që marrin shukat e parave.”
Në përfundim të deklaratës së tij, Basha kritikoi qendrimin që po mbanin ndaj opozitës dy mediat më të mëdha kombëtare, Klan dhe Top Channel.