Lulzim Basha: Këshilli Kombëtar vendosi, mandatet digjen tani!

Kryetari i Partsë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike se forumi më i lartë i PD vendosi djegien e mandateve të Partisë Demokratike.

Kreu i PD-së njoftoi se pavarësisht anulimit të seancës së Kuvendit, protesta nuk do të anulohet. Basha deklaroi se protesta do të zhvillohet në orën 10:00.

Pasi kemi shteruar çdo mundësi për ti kthyer legjitimitetin institucioneve, pas urdhrit të sovranit i cili ushtoi në protestën e sovranit, të të shtunës ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Zgjedhim me përgjegjësi të plotë ti bindemi sovranit. Përmes këtij vendimi të vështirë dhe të paprecedent ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat evropiane. Ne do ta hapim derën që na con drejt Evropës

Ajo derë do të hapet vetëm kur vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do ta hapim atë derë kur ndarja e pushteteve të garantojë një qeveri të përgjegjshme“,- tha Basha.

VIDEO/Deklarata e Bashës pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD

https://www.facebook.com/kohajone/videos/2298054123804605/

Pas vendimit të Këshillit Kombëtar pro djegies së mandateve parlamentare, deputetët e PD kanë nisur të nënshkruajnë dorëheqjen. Gazetari Klajdi Bodlli ka siguruar dokumentin që do të firmosin secili nga deputetët e PD dhe ata që janë në listën e kandidatëve.

Dokumenti që nënshkruajnë deputetët e PD

Deputetja Grida Duma është ndër të para ligjëvënese të PD që ka firmosur djegien e mandatit të saj.

    

SHKARKO APP