Lulzim Basha lumturohet se iu shtuan dy anëtarë partie!

Lulzim Basha, kryetari i PD zyrtare, shkruan i gëzuar se i janë shtuar dy anëtarë partie.

Ja se çfarë poston Basha: “Kënaqësi të takoja Fitnete Krosin dhe Qazim Rexhepin. Ata kanë vendosur të ribashkohen me ne dhe të ndihmojnë në ringritjen e PD.

Dora jonë mbetet e shtrirë për çdo demokrat e shqiptar që kërkon zhvillimin e vendit, luftë kundër korrupsionit dhe partneritet me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia e çdo demokrati, është forca që ndryshoi fatin e vendit 34 vjet më parë dhe të gjithë së bashku duhet ta shndërrojmë në alternativë të shqiptarëve.

Udhëheqësit shkojnë e vijnë, por PD do të rritet e forcohet si projekti më i bukur që mishëron shpresën e shqiptarëve për ndryshim”- përfundon Lulzim Basha.

Ndërkohë PD e Berishës rrit mijërat e njerëzve në Bulevardin kryesor të Tiranës, kurse PS-ja e Edi Ramës shtohet me anëtarë të rinjë në disa qindra e qindra. Nga ana tjetër PL ka filluar të gjallërohet dhe shtohet sapo Ilir Meta doli në terren me simpatizantët e tij.

Sidoqoftë Basha u shtua edhe me dy veta.

 

Foto e postuar nga Basha

SHKARKO APP