Lulzim Basha me zyrtarin e DASH: Fund kapjes së shtetit, forcim i partneritetit me SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me Drejtorin e ri të Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik.

Në përfundim të takimit, Basha bënë me dije se me diplomatin e lartë amerikan ka diskutuar për krizën politike në Shqipëri.

Diskutim shume i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtori i ri i Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Në fokus, fund pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i Sundimit të Ligjit, dhënie fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA”- shkruan Basha në një postim në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët Drejtori i ri të Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit zhvilloi takime me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Pritet që zyrtari i DASH të zhvillojë takime dhe me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?