Lulzim Basha mesazh komisionerëve të PD: Mos lejoni asnjë deformim të votës

Kryetari i Partisë Demokratuike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas rezultatit të PD në këto zgjedhje nga rezultatet e deritanishme të numërimit. Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh të gjithë numëruesve dhe komisionerëve.

Mesazhi i plotë:

Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve.

Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote. Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit.

Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund. Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare. Lulzim Basha

SHKARKO APP