Lul Basha nga Luksemburgu: Nuk ka takim me dyshen kriminale Rama-Meta
Përjashtimi nga PS-ja i Berishës ditën që Basha ra dakort të takohet me Edi Ramën në datën e Festës së Fëmijëve me 1 qershor ka sjellë reagim të egër në bazën e demokratëve si dhe një stopim të kreut demokrat. Basha nga Luksemburgu në një takim zyrtar të tij ka lenë të nënkuptohet se nuk ka takim me kreun e Qeverisë, i cili penalizon ish-liderin e selisë blu.
PD do të bojkotojë për 10 ditë aktivitetet parlamentare. Vendimi vjen, sot (28 maj 2016) pasi Byroja dha masën e përjashtimit me 10 ditë nga parlamenti të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në FB në një reagim nga Luksemburgu lideri demokrat Lulzim Basha shkruan se
“Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti me 10 ditë, është shenjë e krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama me të tijtë. Kjo krize ka arritur në nivelin ku nuk përballojnë më debat, nuk kanë argumenta, kapen në flagrancë nga faktet e dëshmitë që provojnë krimin dhe korrupsionin e tyre dhe ju ka mbetur te tregojnë vetem kartonat në byro.”.
Lideri demokrat e konsideron këtë vendim manovër të Edi Ramës dhe Ilir Metës për ti mbyllur derën opozitës.
Këto zhvillime vënë në pikëpyetje dhe takimin e pritur mes dy liderve politikë Rama- dhe Basha.
Kreu i PD thotë se Vendimi i Byrosë është përpjekje “Për ti mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme. Për ti mbyllur derën në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore. Duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe pershpejtojne renien e tyre te pashmangshme.- thekson Basha