Lulzim Basha për të huajt: Mos u bëni palë me të keqen, por me demokracinë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur mesditën e sotme edhe në lidhje me deklaratat e bëra nga ambasada e SHBA-së dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Duke mos dashur të bëjë komente, Basha është shprehur se do të bëjë një sugjerim:

‘Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e ambasadave, por meqenëse më pyesni një sugjerim e kam:

Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë për vlerat me të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës. Probleme të cilat i shprehu qartë edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para ditësh’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.

Nesër e shtunë datë 16 mars opozita ka thërritur protestën e saj me të madhe qëkur u rrëzua busti i diktatorit komunist në 20 shkurt 1991.

SHKARKO APP