Basha: Policia po rrëmben drejtuesit e PD-së.Qytetarët të na bashkohen

Pas përplasjes së ndodhur sot në Parkun e Liqenit mes deputetëve të PD, protestuesve dhe forcave të policisë, kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta.  Në një konferencë dhënë për mediat nga selia e PD, Basha tha se policia po rrëmben drejtues të partisë.

“Kreu i PD-së në Njësinë 5 në Tiranë, ish-deputeti  Ndriçim Basi është rrëmbyer sot nga policia teksa ka qenë në lokal. Unë do të shkoj në komisariatin ku ai ndodhet për të kërkuar lirimin e tij. U bëj thirrje qytetarëve që të na bashkohen kundër këtij regjimi kriminal orligarkësh”,- tha Basha.

Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama me anë të Bashkisë së Tiranës po realizon një projekt të paligjshëm në Kodrat e Liqenit. Ai i bëri thirrje dhe medias që të pasqyroj zhvillimet e fundit ku janë dhunuar qytetarë dhe deputetë të PD që protestonin kundër ndërtimit të parku.

http://www.kohajone.com/2016/03/28/rama-pd-ka-gjetur-nje-park-per-kalamaj-qe-te-shfryjne-inatin-me-qeverine/

SHKARKO APP