Lulzim Basha: Qeveria do shembë 100 mijë ndërtime, e tha me zë Artan Lame. Unë do t’ju legalizojë falas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot në Kamëz për të prezantuar planin e PD për legalizimet. Basha tha gjatë fjalës së sot, se përgjimi i kreut të Kadastrës, Artan Lame ka nxjerrë në pah planin kriminal të qeverisë “Rama”.

Sipas Bashës, qeveria ka në projekt që të shembë 100 mijë legalizime.  Basha premtoi se qeveria e tij në pushtet do të mbyllë njëherë e mirë çështjen e legalizimeve duke u dhanë banorëve hipotekën e pronës së tyre.

“Ju jeni në këtë shesh, jam i sigurt që të gjithë e mësuat skandal pas skandali, e dëgjuat sesi drejtori i përgjithshëm i kadastrës me porosi të Edi Ramës pranon, në fakt udhëzon që të shkojnë derë më derë e t’u thonë familjeve që do t’jua bëjmë legalizimin pasi të na e jepni votën po në fakt ne nuk mund t’jua bëjmë po s’mund t’jua themi tani. Ky është një akt kriminal se çdo shtëpi nga ato qindra mijëra që ai do ti prishë pas 25 Prillit është sakrifica e jetës, është sakrifica e familjes, është sakrifica e bijve dhe bijave tuaja në emigracion. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është t’jua prishë pas zgjedhjeve pa dëmshpërblim, vetëm që t’ju marrë votën me mashtrim. Ky është Edi Rama i vërtetë, ky është Edi Rama i 8 viteve që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimin falas”,- tha kreu i PD në fjalën e tij.

Basha u shpreh se legalizimet falas të objekteve janë një premtim i PD që do të realizohet me patjetër.

“Ja, dëgjojeni siç e dëgjoi gjithë Shqipëria sot, kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë, ky është njeriu që kërkon edhe 4 vite të tjera. Le ta ,marrë përgjigjen nga Kamza, nga Paskuqani, nga Zall-Herri, nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, më 25 Prill ne do e largojmë duke votuar numrin 9. 9 për të përfunduar procesin e legalizimit, për të bërë të mundur që të gjithë ata që për 8 vite më kot shpresuan, e paguan ryshfet të majme  e nuk ja dolën të siguronin dot dokumentet e shtëpisë së tyre. Për të gjitha ata që meritojnë e do të kenë me planin tonë përfundimin e këtij procesi. Për të gjithë ata që duan ta gëzojnë, ta mbajnë, ta shesin e ta zhvillojnë pronën e djersës së tyre votojeni në 25 ndryshimin, votoni numrin 9”,- deklaroi kreu i PD.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP