Lulzim Basha rizgjidhet kryetar i PD

Lulzim Basha zgjidhet sërish Kryetar i Partisë Demokratike me votat e e më shumë se 90% të demokratëve përballë kandidatit tjetër Eduard Selami ose mbi 50 mijë vota më shumë.

Rezultatin e votimit që u zhvillua dje më 22 korrik e konfirmoi kreu i Komisionit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, sipas Report.tv.

Gjana tha se “numërimi shkoi normalisht, pa asnjë incident. 61 fletë votimi ishin të dëmtuara, 767 dolën të pavlefshme.”

Swiss Digital Desktop Reklama

U votua në 73 kuti votimi në gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Votuan 59 834, nga të cilët 53 931 votuan për Lulzim Bashën dhe 5136 për Eduard Selamin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?