Lulzim Basha takon Presidentin Meta
Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar fiks në orën e përcaktuar në Presidencë, aty ku ka nisur takimin me Presidentin e vendit Ilir Meta. Në orën 08:59 minuta Basha është parë të hyjë në ambientet e Presidencës.
Takimi nisi në orën 9:00 dhe zgjati 25 minuta. Qëllimi i takimit ishte diskutimi për zgjidhjen e krizës politike në vend. Lideri demokrat është larguar pa dhënë një prononcim për mediat.
Takimi erdhi pas ftesës së kreut të shtetit, kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Një ditë më parë, kryeminsitri Rama zgjodhi të refuzojë ftesën për takim, pavarësisht se Presidenti tha se mbetet i hapur për një takim me të.
Duke respektuar orarin e vendosur në letrën dërguar Ramës, Kreu i shtetit, Ilir Meta ka shkuar në ambientet e Presidencës sot që në orën 05:00 të mëngjesit, duke i qëndruar besnik orarit.