Basha shkruan sot: Dënuan Berishën. Nuk takohem me klikën kriminale
Ja se ç’shkruan Lulzim Basha në facebook në lidhje me takimin me kryeministrin Rama dhe përjashtimin e Berishës nga Parlamenti:
“Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti me 10 ditë, është shenjë e krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama me të tijtë. Kjo krize ka arritur në nivelin ku nuk përballojnë më debat, nuk kanë argumenta, kapen në flagrancë nga faktet e dëshmitë që provojnë krimin dhe korrupsionin e tyre dhe ju ka mbetur te tregojnë vetem kartonat në byro.
Njekohesisht kjo eshte edhe nje kujtese e peshtire e dy standarteve te kesaj mazhorance te kalbur ne krime vese dhe korrupsion. Nga njëra anë nderohet vulgu i vulgut, Sadri Abazi që i thotë kundërshtarit të pres veshin, nga ana tjetër dënohet denoncuesi i të keqes, i aferave tronditëse, Sali Berisha.
Kjo nuk behet për ti mbyllur gojën opozitës, sepse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur me këto metoda byroiste.
Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për ti mbyllur derën opozitës. Për ti mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme.
Për ti mbyllur derën në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore.
Por gabim i bëjnë llogaritë. Opozita, Partia Demokratike nuk mbetet jashtë. Ajo është çdo ditë me shqiptarët dhe në krah të tyre, se bash aty është parlamenti i vërtetë, aty nisin dhe merren vendimet e mëdha.
Duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe pershpejtojne renien e tyre te pashmangshme”.
E gjitha përkthehet se nuk mund të ketë takim mes Bashës dhe Ramës që ta përdori Edi Rama dhe aq me tepër që në bazën e PD-së po pyesin të habitur se “A jemi për ta rrëzuar këtë klikë kriminale e droge siç ka thënë Berisha dhe Basha apo ta mbajmë me serume duke e takuar kot”?!