Lulzim Basha:Edi Rama ende nuk po ndahet nga personat e inkriminuar

Kreu i opozitës Lulzim Basha priti në një takim dy eurodeputetët, Knut Fleckenstein dhe Eduart Kukan. Pas takimit Basha tha për mediat se 3 ishin çështjet për të cilat u diskutua.

“Reforma në Drejtësi, Dekriminalizimi dhe Zgjedhjet, ishin pjesë e diskutimit me eurodeputetët”, tha Basha.

Sipas tij për të treja çështjet opozita shprehu dhe njëherë qëndrimin e saj se është e hapur për një bashkëpunim me mazhorancën, por kjo e fundit ende nuk është ndarë nga personat e inkriminuar.

“Patëm një diskutim shumë të frytshëm dhe të detajuar, për situatën në Shqipëri me dy eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein.

“Reforma  në Drejtësi, Dekriminalizimi dhe Zgjedhjet, ishin 3 çështjet kryesore. Për reformën përsërita dhe njëherë se ne jemi për bashkëpunim të hapur dhe pa kushte. Jemi për një reformë që lufton korrupsionin por nuk kap drejtësinë.

Risollëm në vëmendje faktin se në një vit e gjysëm kryeministri nuk i është përgjigjur ftesës së opozitës për Reformën në Drejtësi.

Për dekriminalizimin, Kukan dhe Flakenshtain, kanë dhënë kontributin e tyre për ligjin e dekriminalizimit. Theksova faktin se shpirti i ligjit të dekriminalizimt po sfidohet ende pa nisur punë. Përmenda rastin e Arben Ndokës, i cili i shpëtoi gjyqësorit dhe sot është një figurat më të rëndësishme në PS si dhe sot kërcënoni me jetë një deputet të PS-së. Rama ende nuk po ndahet nga personat e inkriminuar.

Lidhja krim-para-pushtet vazhdon të mbetet e fuqishme tek Edi Rama. Pa vullnet polik nuk mund të hyhet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vjedhja e votës, përdorimi i policisë së shtetit mbetet problemi më i madh i zgjedhjeve.  Unë dhe bashkëpuntorët e mi jemi shumë të inkurajuar nga mesazhet që morëm gjatë këtij takimi.”, deklaroi Basha.

SHKARKO APP