Lumit Shkumbin, për interesa private, i ndryshuan grykëderdhjen

Epo që interesat private të ndryshojnë grykëderdhjen e një lumi, kjo duket se ka ndodhur vetëm me lumin Shkumbin. Kush fshihet pas këtij devijimi, pse qeveria hesht, ndërsa ka deputetë me integritet që reagojnë.

Deputeti Erion Braçe ka ngritur alarmin për çfarë i është bërë grykëderdhjes së lumit Shkumbin: “Drama ekolologjike e Divjakës, nuk po lëviz kënd nga zyra e rehatit! Deti po shkon në Bari, Laguna po thahet! Idiotët që ndryshuan shtratin e grykëderdhjes në det lumit Shkumbin, sollën këtë dëm kolosal! Ata heshtin. Por këta që kanë përgjegjësinë sot për të ndërhyrë pse rrinë e fërkohen. Nuk ka më kohë nëse nuk duan që dëmi të bëhet i pakthyeshëm. Koha u humb katër vite me radhë kur bashkia Divjakë dhe unë tani kryetari Josif Gorrea, paralajmëruam që po të ndodhi kjo që po shihni. Të gjithë bënin e bëjnë sikur nuk dëgjojnë, kanalet e komunikimit të Lagunës me detin u taposen njeri pas tjetrit, ndërkohëqë tani, komunikimi i Lagunës se Divjakës me detin është ndërprerë. Tani duhet vepruar në kushte emergjence ekologjike. Pra duhet: 1- Të kthehet Lumi Shkumbin në shtratin e vjetër sa më parë. 2- Të ndërhyhet e të mbahet hapur gryka e vetme e lagunës e të rivendoset komunikimi i Lagunës me detin. Nuk ka kohë për banjo dielli. Koha ka mbaruar tani që jemi në kohën e vdekjes së Lagunës dhe parkut bashkë me të”– përfundon deputeti Braçe.

SHKARKO APP