Majlinda Bregu masakron Bashën dhe boshllekun e protestës së PD

Nuk hesht deputetja karizmatike Majlinda Bregu. Megjithëse sot ka shkuar në protestën e bulevardit deputetja e PD-së, Majlinda Bregu në një status të gjatë në “Facebook” e ka bërë atë copë copë. Për deputeten Bregu bulevardi ishte bosh, çadra është imagjinare, republika e re fantazi dhe PD-ja një parti që nuk ka pse stimulon një protestë që nuk e drejton dot: “Por më ndjeni, kjo e sotmja, boshllëqet e bulevardit sot, janë një mesazh i qartë për të gjithë ata që duan të shohin e të dëgjojnë me sytë e veshët e demokratëve që sot janë më shumë se kurrë vetëm. PD nuk mund të simulojë revoltën që nuk e udhëheq dot sepse Republika Imagjinare në një luftë imagjinare me një maxhorancë që është reale dhe e rrezikshme, nuk funksionon. PD nuk mund të flasë me vete dhe të jetojë e mbyllur në një çadër ku vetë flet e vetë dëgjon!” ka shkruar Bregu. Pasi ka sqaruar se ajo ishte sot në bulevard sepse kundër kësaj qeverie ka shumë arsye për të protestuar, Bregu ka shkruar se  “Sot nevoja për rindërtimin e PD-së doli në pah në sytë e shumë njerëzve dhe çdo ditë që kalon do ta bëjë më ulëritëse. Është një nevojë e PD-së, por është më shumë akoma një nevojë e Shqipërisë! Shqipëria pa PD, është një shtëpi pa dritare”!

Dhe sipas ish ministres së integrimit këtë rindërtim nuk mund ta bëjë Lulzim Basha i cili po e rinon pushtetin “me vjetërsinë e padurueshme të fantazisë infantile që vetëm program nuk është”. Sipas Bregut mitingu i sotëm kishte shumë më pak militantë se më 18 shkurt dhe kjo është një përgjigje për politikat e kryetarit të PD-së i cili po i ushqen demokratët me lugë të zbrazët për atë “që nuk do të vijë asnjëherë”.

Pas këtij statusi te Majlinda Bregut nuk ka pse flet asnjë fjalë kryeministri Rama dhe PS.

SHKARKO APP