Majlinda Bregu ngre zërin dhe i kërkon llogari liderit të PD-së, Basha

Në momentin kur duhet që PD-ja të jetë unike dhe e rreptë në raport me mazhorancën kanë filluar kontenstimet ndaj kreut të PD-së. E gjitha kjo shkon për llogari të Edi Ramës. Një PD e përçarë dhe me shumë qëndrime mban me gjatë në pushtet mazhorancën, thonë burime brenda selisë blu.

Gjatë mbledhjes së grupit demokrat është diskutuar aksioni opozitar i së enjtes në parlament.

Opinion ka arritur të zbardhë debatin brenda mbledhjes.Ka qenë Majlinda Bregu ajo që i është drejtuar me një gjuhë të ashpër kryetarit Lulzim Basha, duke i kërkuar të mos iu shmanget pyetjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk je tek Fevziu apo tek Balla këtu që të më japësh përgjigje televizive”, mësohet se i ka thënë Bregu kreut të PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej Lulzim Basha ka pyetur deputetët nëse janë për bllokim të parlamentit apo për bojkot total të tij.

Genc Ruli është shprehur se bojkoti duhet menduar sepse nuk ka PD-ja një kauzë kaq të fortë dhe duhet parë më tej si do bëhet rikthimi në Parlament.

Asnjë nga deputetët nuk ka mbështetur idenë e bojkotit, por vetëm bllokim të parlamentit.

Nga ana tjetër, kritika pa pasur edhe Sali Berisha i cili ka thënë se marrëdhëniet mediatike të grupit nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

“Ne kemi bërë një betejë parimore për drejtësinë.

PD-mbledhje-grupi

Venecia dëshmoi sa i drejte ishte qendirmi ynë, por njerezit janë të paqartë”, mësohet të jetë shprehur Berisha.

Ai ka kërkuar që opozita të përqendrohet tek Byroja e Hetimit dhe Reforma në Drejtësi, pasi Komisioni i Venecias në rekomadimet e fundit i ka dhënë të drejtë PD-së. Në fakt i vetmi që po bën rezistencë dhe mbron PD-në mbetet Sali Berisha. Të tjerët, përveç Topallit, nuk po ndjehen shumë.

A kanë frikë Edi Ramën dhe Byronë Kombëtare të Hetimit?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?