Majlinda Bregu:Ndjehem më mirë që nuk shkova tek protesta e grave të PD-së”

Deputetja simpatike dhe me integritet të spikatur Majlinda Bregu ka folur pse nuk ishte në protestën e femrave të PD-së. Majlinda Bregut nuk i kanë pëlqyer ato që dëgjoi në protestën e grave të Partisë Demokratike, kundër Edi Ramës. Mungoi se kishte një angazhim tjetër, por pasi dëgjoi fjalorin e përdorur, ka thënë se është ndier më mirë që nuk ka qenë.

“Isha në një angazhim tjetër e më keqardhje m’u desh të mungoj, por ashtu si shkoi, ndihem më mirë që nuk isha dhe do t’u kërkoj kolegeve të mia të ulemi dhe të flasim seriozisht për atë që na takon të bëjmë seriozisht”, shprehet  Majlinda Bregu.

Gratë demokrate protestuan para kryeministrisë, pas fjalëve fyese që i drejtoi kryeministri në parlament.

Albina Deda iu drejtua kryeministrit me këto fjalë gjatë protestës: “Po të kujtoj që si halabak, gënjeshtar dhe frikacak që je, në mënyrë që ta dish mirë që nuk ke të bësh me ato dashnoret kolektive që ke atje në bordellon tënde socialiste, por ke të bësh me një zonjë dhe një malësore, një njeri që gjithçka e ka arritur mes vështirësish e pamundësish”.

Duket se ky fjalor fyes dhe i rëndë e ka bërë deputeten Bregu që të shkruaj ashtu. Majlinda Bregu është staturë e lart vlerash intelektuale.

SHKARKO APP