“Makineria “Blushi”” nuk ndalon. Boton librin e ri “Letër një socialisti”
Ben Blushi nxori dje në treg librin e tij të ri. E ka titulluar “Letër një socialisti”. Ashtu siç mund të kuptohet edhe nga titulli, deputeti trajton në këtë botim të ri zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste. Janë 10 letra për socialistët, mes të cilave, disa shpjegojnë se çfarë është Rilindja, për të cilën deputeti dhe shkrimtari është shprehur më parë se ka rezultuar të jetë vetëm një ambalazh dhe vetëm kasta qeverisëse e jo Partia Socialiste. Për Blushin, Rilindja e përdori PS –në për të marrë pushtetin; ajo ka në brendi të saj “rilindasit krenaristë dhe rilindasit kanabistë”. Mesohet se disa nga letrat janë platforma të Blushit për Partinë Socialiste. Ai ka përfshirë në librin e ri edhe 10 propozime ekonomike. Libri “Letër një socialisti” ka dalë tashmë treg dhe kushton 300 lekë.
Aty jane dhjete letra per socialistet mes tyre cilave si u kalb Rilindja si doktrine, si futi Rama njerez me precedente penale ne PS, si mori njerez te PD dhe i kandidoi ne emer te Rilindjes, ku eshte shkelur Statuti dhe kushtetuta ne funskionim e PS, si dhe dhjete propozime ekonomike qe dalin per here te pare per rritjen e pagave dyfishimin e ndihmes ekonomike rritjen e konsumit dhe prodhimit,takse progresive reale si dhe propozimin se si do gjenerohen disa miliarde euro investime ne Shqiperi per tre kater vite!
Libri “Leter nje Socialisti” del neser ne librari dhe eshte nje akt politik apo nje manifest i Ben Blushit para Kongresit