Zyra e propogandës së Ramës shpërndan lajmet kundër Blushit
Dy televizione kombëtare dhe disa gazeta kanë dhënë dje dhe sot lajmin e takimit të Ben Blushit me kreun e Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu. Ajo që të bie menjëherë në sy, është komenti që i bënë një fotoje të zbehtë dhe të marrë nga larg mediat e dirigjuara, që nga gazeta Shekulli e Koço Kokëdhimës e deri tek lajmet e Klan dhe Top Chanel. Të gjitha bashkë njëzëri e përdorën atë foto për të hedhur pandehma për një aleancë të mundshme politike mes dy këtyre kundërshtarëve te qeverisë.
Kuptohet qartë se asnjë gazetar serioz apo me mend në kokë nuk mund të hamendësojë një një aleancë politike duke u nisur nga një lajm paparazzi. Gjithkush do e kishte të vështirë ti shihte Blushin dhe Spahiun në të njëjtin front, përpos atyre që marrin udhëzime të gatshme nga zyra e propagandës në kryeministri. Asaj dhe vetëm asaj interesonte të fashiste skandalin e Elbasanit me diversione të prodhuara për mediat e shitura. Dhe shumkush ra në grackën e lajmit të gatshëm.
Ja si e jepte lajmin Shekulli:
Por në kohën që Blushi duket se po kërkon aleatë jashtë radhëve të PS-së, brenda saj, deputetet e deklaruara tashmë pro zgjedhjeve për kryetarin e partisë, Mimoza Hafizi dhe Arta Dade, në një e-mail drejtuar Grupit Parlamentar socialist, kërkojnë të diskutohet incidenti i dhunshëm, siç e cilësojnë ato, i ndodhur ndaj Blushit në takimin e zhvilluar në Elbasan.
Top Channel:
Kreshnik Spahiu, ndërkohë, është një prej njerëzve, që siç ka njoftuar javë më parë Top Channel, është afruar shumë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, megjithëse ende asnjë nga palët nuk ka konfirmuar një aleancë politike.
TV Klan:
Ndërkohë që dy shoqet e Partise Dade dhe Hafizi kërkojnë analizën e ngjarjes së Elbasanit, vetë Ben Blushi është fiksuar nga mediat nën shoqërinë e Kreshnik Spahiut të Aleancës Kuq e Zi, ndoshta për të diskutuar për ndonjë bashkëpunim mes tyre në të ardhmen. Akoma më interesant e bën këtë takim mes tyre fakti që Spahiu është një ndër aleatët më të afërt të opozitës politike në vend(lapsi).