Manjani: Mbajini mend emrat e atyre që arrestohen, nesër do jenë deputetë të Edi Ramës
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar zyrtarët e emëruar nga Rilindja dhe problemet që kanë ata me ligjin e dekriminalizit.
Në një postim në Facebook, Manjani shprehet se personat që po arrestohen nga Interpoli për krime në vendet e BE duhen fiksuar si emra. Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme ata mund të jenë kandidatë të Edi Ramës për deputetë.
“Këto që arrestohen si të kërkuar nga Interpol, për llogari të drejtësisë së shteteve të huaja, duhen mbajtur mend. Në zgjedhjet e ardhshme do jenë kandidatë. Nga ana tjetër më çudit fakti që si ka mundësi që i kanë shpëtuar Rilindjes në këto votimet e fundit?!”,- shkruan Manjani në Facebook.