Manjani: Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet!
Nga Ylli Manjani – “Ka një diferencë qëndrimi ndërmjet Francës dge Gjermanisë”- thotë udhëheqësi.
Dakort, por as Gjermania në vetvete nuk sugjeronte në qëndrimin e saj çeljen e menjëhershme rë negociatave. Përkundrazi, duhet të tregonim se simë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të bëjmë shtet jo politik, pastaj mund të çeleshin bisedimet për anëtarësim.
Për çështjen e Shqipërisë ndarja nuk ka qenë aspak esenciale, por thjesht procedurale. Në esencë Gjermania ishte gati të pranonte çeljen e bisedimeve menjëherë me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë, të cilës i vuri kushte.
Franca ishte më e sinqertë në qëndrim kur nuk pranoi të bëhej ndarja në trajtim të Maqedonisë nga Shqipëria.
Nuk po përmendim këtu Hollandën që ishte po aq e prerë për të na veçuar nga Maqedonia dhe për të mos na çelur negociatat.
Nuk po përmendim këtu as faktin se përse dështoi rëndë të çelte vjet apo parvjet negociatat, kur Franca ende “mahnitej” nga lapsat me ngjyra dhe atletet me të cilat ky karagjoz shfaqej atje.
Kështu që fshehja pas Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë që qeveris ende pa votën e shumicës së Shqiptarëve si një harbut i vërtetë.
Të paktën pranoimë në fund se nuk qenkan hapur negociatat, që i shpalli të hapura që para dy vitesh. U vetdenoncua si mashtrues publik!
Tani Ai nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet!
Enough is enough!
Lexoni edhe…
- Macron dhe Merkel: Nuk ka hapje negociatash. Shqipëria ka probleme!
- Kryeministri maqedonas jep dorëheqjen. Po Edi Rama?!
- Hahn Liderët e BE nuk hapin negociatat. Ballkani rrezikon destabilitet
- Piktori e bëri shtetin që të mos e duan edhe shqiptarët
- Negociatat, Presidenti Meta: Të mos humbasin shpresat
- Eurodeputetja franceze: Si mund të hapim negociatat me Shqipërinë?!
- Kryeministri holandez: Shqipëria ka probleme me ndarjen e pushteteve