Manjani: Reforma në drejtësi nuk ka qëllim të merret me emra konkretë

Nga qyteti i Elbasanit, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se defektet e shtetit të sotëm por dhe të gjykatave kanë burimin tek ndryshimet kushtetuese të cilat që nga 1998 kanë qenë 4 herë, ndërsa po përgatitemi për të pestën herë.

“Shteti i sotëm ka defekte, gjykata ka defekte. Në derën e gjykatës dhe prokurorise u shërbehet njerëzve dhe konfliktet i zgjidh shteti.  E gjithë kjo histori ka filluar me ndryshimet kushtetuese.  Nga 1998 Kushtetuta është ndryshuar 4 herë, përgatitemi për herën e pestë,” tha Manjani gjatë një takimi me studentët ë Universitetin e Elbasanit.

“Sistemi i drejtësisë ka defekte dhe duhet t’i qepim ato. Sistemi i drejtësisë aktuale duhet ndëshkuar. Jemi në moment historik”, nënvizoi Manjani.

Ai shtoi se ndryshimet në sistemin e drejtësisë dhe vetë reforma nuk ka qëllim emra konkret, por përsosjen e sistemit.

Ministri u shpreh se zgjidha është të kemi një drejtësi më të mirë dhe një shtet që funksionon. Duke folur për politikat penale, ministri u shpreh se nuk është zgjidhja vetëm futja e njerëzve në burg. Sipas tij, duhet që shteti të mendojë dhe për mirqënein dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

SHKARKO APP