Marrëveshja e fshehtë/Rama ka futur 10 deputetë në listat e Lulzim Bashës

Po dalin, nga pak e përditë, pjesë të marrëveshjes sekrete në mesnatën e datë 17 maj mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Një prej pikave kryesore të pazarit ishte që Basha të mos kandidonte emrat VIP në PD si Jozefina Topalli, Arben Imami, Majlinda Bregu, Astrit Patozi dhe Ridvan Bode, pasi ata duke patur integritet të lartë politik dhe mbështetjen në bazën e demokratëve mund të shkatërronin çdo marrëveshje Basha-Rama për bashkëqeverisje PS-PD.  Nëse emrat e mësipërm do ishin deputetë, si dhe listat e kandidimit të diskutoheshin në kryesinë e PD-së, atëhere nuk do të lejonin Lulzim Bashën të kishte mundësinë e futjes në listat e demokratëve te 10 emrave të Edi Ramës. E verteta po del se 10 kandidatë në listat e sigurta të PD-së janë njërëzit e Edi Ramës, të cilët janë pjesë e marrëveshjes sekrete. Ata të 10-të janë diversantët e Edi Ramës dhe sapo të mbarojnë zgjedhjet do të kalojnë me Edi Ramën.

Dje ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka çuar më tej dyshimet që hodhi publikisht Astrit Patozi, se listat e kandidatëve për deputetë të PD janë hartuar në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. Ministri i LSI shkruan se Edi Rama ka të paktën 10 kandidatë në vendet e sigurta në listën e PD, të cilët ai i quan si diversantë. Sipas Kokës, me gjithë “diversantët” Rama do të marrë vetëm 60 mandate.

Po kështu dhe Jozefina Topalli ka deklaruar se ka shumë dyshime se një pjesë nga listat e kandidatëve për deputet në listat e Bashës kanë paguar lekë, kurse disa janë propozuar nga Edi Rama që ti ketë kontigjent për ditë të vështira politike. Ndërsa Arben Imami është më i bindur se listat e Bashës janë bërë me Edi Ramën.

Në Tiranë Edi Rama ka futur tre emra të tij në listën e kandidatëve për deputet të PD-së, në Durrës dy, në Elbasan dy, në Fier dy dhe një në Vlorë.

Pritet të dalin edhe disa biseda të regjistruara të bëra mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, gjithnjë nëse sherbimi partner perendimor vendos ti bëjë publike.

(marrë nga www.albanianews1.al)

http://albanianews1.al/marreveshja-e-fshehterama-ka-futur-10-deputete-ne-listat-e-lulzm-bashes/

SHKARKO APP