Marta Kos vlerëson Ramën: Po bën një punë të shkëlqyeshme, Shqipëria drejt anëtarësimit në 2029
Forumi i Bledit në Slloveni ka shënuar këtë vit 20-vjetorin e edicionit. Shumë liderë shtetesh të Europës e zyrtarë të BE-së janë të ftuar në diskutimin mbi të ardhmen e Bashkimit Europian dhe rolin e shteteve. I ftuar në këtë forum ishte edhe Kryeministri Edi Rama.
Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2029 në qeveria vazhdon reformat, tha komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, gjatë fjalës së saj në Forumin e Bledit në Slloveni. Ajo vlerësoi Kryeministrin Edi Rama për punën që po bën në lidhje me çeljen e kapitujve.
”Në 10 muajt e fundit kemi hapur më shumë grupkapituj se sa 5 vitet e fundit dhe kemi mbyllur më shumë kapituj se sa 10 vitet e fundit. Kemi çelur dy grupkapituj të tjerë për Shqipërinë këtë vit, kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe vitin tjetër me ndeshjen e futbollit midis vendeve kandidate dhe shteteve anëtare në Tiranë.
Kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu edhe ca të tjerë. Me Malin e Zi po ecim përpara dhe është e mundur në qoftë se përfundojmë në 2026 në aspektin teknik të bisedimeve, në 2028 mund të kemi 28 anëtarë të BE. Dhe në qoftë se Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029 mund të kemi 29 anëtarë. Kështu që shpejtoni”, tha Marta Kos.
KOHA JONË SONDAZH

