Martin Leka, një nga dy të burgosurit e parë të shtypit

Flasim për lirinë e shtypit!
Me 31 janar 1994, prokuroria e Tiranës me policinë e shtetit arrestuan kryeredaktorin dhe zv/kryeredaktorin e gazetës KOHA JONE, përkatësisht Aleksandër Frangaj dhe Martin Lekën për një shkrim botuar në gazetë.
Asokohe u bë luftë e madhe e botës së gazetarëve dhe intelektualëve kundër pushtetit të dhunshëm, ku në fillim gjykata liroi Aleksandër Frangaj dhe me pas, me dekret presidencial, u lirua nga burgu Martin Leka.
Tamam atëkohë iu vu tritol banesës se drejtorit të Koha Jone, Nikoll Lesi, natën e 1 nentorit 1995.
Me 22 janar 1997 goditet me leva nga SHIK-u analisti i KOHA JONE, Edi Rama.
Tamam atëkohë u ndaluan gazetarët e KOHA JONE dhe u dogj krejt redaksia e gazetës, me 2 mars 1997, ku u mor dhe u rrah në komisariatin e policisë, gazetari Zamir Dule dhe shoferi Nesti Nikolla.
Tamam atëkohë u rrethua dhe u qëllua me armë shtëpia e prindërve të drejtorit të gazetës, me 20 maj 1997.
Tamam atëkohë iu ngulën bajonetat gazetarit Aleksandër Cipa dhe Alfred Peza vetëm se shkruanin me fakte kundër pushtetit.
Sot një prej gazetarëve të KOHA JONE, shkruan diçka për lirinë e shtypit, duke ironizuar paralelizmin e pushtetëve në raport me lirinë e shtypit.
Nga Martin Leka-
28 vjet, pa një ditë më parë, kur dola nga një banesë pa dritë, dëgjova Presidentin e kohes (Sali Berisha) në një konference shtypi të fliste me një gjuhë të hekurt e të drunjtë!
Sot, pas 28 vjet pa një ditë, ish-Presidentin e dëgjoj serish të flasë me të njëjten gjuhë, me nje ndryshim: atëhere e kishte me Fatos Nanon e partinë e tij, kurse sot e ka me Edi Ramen e partine e tij gjithashtu (edhe me Lulzim Bashen)
Çështje karakteri apo jo?! E ka ruajtur, është i njejti!
E gëzofshi Diten Boterore te Lirise së Shtypit!

SHKARKO APP