BEN BLUSHI: MARTIN RIKA, I RAFTË PIKA
Kryesore E Shtunë, 5 Nëntor 2022 19:07
Nga Ben Blushi-
MARTIN RIKA, I RAFTË PIKA
Shkova në Lac. Nga aty në Zheje. Takova një burrë. Me tre dhi.
Si je,i thashë
A je ku je mërzit?
Jo nuk jam mërzit, i thashë
Ça bën këtu, më pyeti
Dua të të bëj një fotografi,
Mirë ma bëj
Si quhesh,e pyeta
Martin Rika
Sa vjec je ?
80 vjec
Ke ndonjë sëmundje?
Prostat, tha Martini
Paske vuajtur, thashë
Me tuba me qese
Më vjen keq, i thashë
Tani jam mirë,i hoqa veglat
Po si ja bën,e pyeta
Kam mbaru punë, shtatë fëmijë i kam bërë
Po gruaja sa vjec është?
11 vjet më e vogël
I ke martuar fëmijët?
Gjashtë vajzave ju kam gjetur burrë
E pranuan?
Cfarë të duash ti baba, më thanë
Si është ky fshat?
Këtu është Albulena,ku ka luftuar Skënderbeu
Ou,nuk e dija,thashë unë
Janë vrarë 400 vetë,tha Martini
Shqiptarë apo turq?
Nuk e di ca ishin,po aty ku u vranë del uji si kos
Si mund të jetë uji kos,e pyeta
Shtatë herë në ditë e ndryshon ai ujë ngjyrën
Po përvec kosit cfarë ngjyre tjetër merr?
I kuq si verë,i bardhë si kos,gurkali,jeshil dhe i verdhë
Qenka vend i cuditshëm Zheja, thashë unë
E ka bekue Perëndia,tha Martini
A ka probleme këtu?
Nëse dikush krijon probleme e heqin qafe
Ca thua Martin?
Po pse me të prekë dikush vajzën patjetër e heq qafe
Si e heq qafe?
1 milion lekë duhen dhe mbaron ajo punë
Si quhet ajo dhija,e pyeta
A nuk e shef që është e bardhë,Bardha quhet
Përqafoje,thashë unë
A Martin Rika të raftë pika,tha Martin Rika
Pse të të bjerë pika,e pyeta
Më bëre të përqafoj një dhi,tha Martini
Ca të japin këto dhi,e pyeta
Qumësht që e bëj djathë dhije
Më pëlqen shumë djathi i dhisë, thashë unë
Hajde nga shtëpia pimë verë me djathë, tha Martini
Një herë tjetër,thashë unë
Një herë tjetër ndoshta kam vdekur, tha Martini
Pse e ke në plan të vdesësh shpejt, e pyeta
Varrin e kam gati,tha Martini
Ca thua,i thashë
Hajde ta tregoj,tha Martini
Shkuam
Ja varri i babait dhe i nënës
Po ky?
Ky i vëllait,ky i djalit të vëllait,ky i nuses së vëllait tjetër
Po ti ku do varrosesh?
Ja këtu ngjitur me babain
Bashkë me gruan?
Me mua në një varr do vijë
Ikim Martin,i thashë
Shkojmë pimë nje verë nga shtëpia,tha Martini
Një herë tjetër,thashë unë
Më erdhe në varr po jo në shtëpi,tha Martini
Këtu ishte më bukur, thashë unë