Masakra e bombolave të gazit në Shqipëri,30 persona plagosen

Vazhdon masakra e bombolave te gazit qe shperthejne dhe shkaktojne vdekje e plagosje. Dhe kjo per moskontrolle e siguri teknike.

Po çfarë ka ndodhur sot?

Rreth 30 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Pogradec.Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:50 në lokalin e shtetasit Dashamir Muçka  në fshatin Dardhas.

Të plagosurit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit dhe Korçës, por në pamundësi të kushteve për të trajtuar një numër kaq të madh pacientësh për shkak edhe të plagëve të mëdha të djegies, 22 prej tyre janë transportuar drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar.Nga këta, 6 persona mësohet se janë në gjendje më të rënduar. Deri tani në QSUT kanë mbërritur 21 të plagosur me shkallë të dytë dhe të tretë djegie. Mësohet se janë dy autoambulanca që po bëjnë transportin e tyre.

Kryebashkiaku Eduart Kapri tha se shkak i shpërthimit të bombolës kanë qenë kushtet jo të mira teknike, por një ekspertizë më e saktë pritet të dalë në vijim nga grupi hetimor.

Ndërkohë Inspektoriati Shtetëror Teknik ka nisur grupin e punës për verifikimin e situatës.

Gazmend Osmani: Po ndjekim situatën, janë nisur në vendngjarje 6 inspektorë për verifikimin e situates dhe kontrollin e cilësisë së shërbimit.

Ora 22:00 Basha: Bluzat e bardha të bëjnë gjithçka në ndihmë të plagosurve

Kryeopozitari Lulzim Basha ka reaguar në fb për ngjarjen në Dardhas. Ai u ka bërë thirrje bluzave të bardha  të jenë në gadioshmëri për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë.

Basha: Ngjarja e rëndë në Beragozhd të Dardhasit ku janë lënduar dhjetëra bashkëqytetarë ka shokuar mbarë vendin. Duke ndarë me mbare shqiptarët lutjet tona qe te mos kete pasoja fatale, ju bej thirrje autoriteteve dhe bluzave te bardha te bejne gjithçka per t’ju ardhur ne ndihme të lenduarve ne menyre që të tejkalohen sa me parë pasojat e plageve dhe lendimeve qe kanë marrë.

Ora 21:47 Beqaj: Ngjarja në kufijtë e tragjedisë, janë marrë të gjitha masat.

Ka shkuar në 21 numri i të plagosurve që kanë mbërritur nga Pogradeci dhe po trajtohen në QSUT. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se ngjarja është në kufijtë e një tragjedie, por i gjithë ekipi mjekësor është në këmbë dhe po ndjek situatën.Beqaj konfirmoi se 6 nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë dhe po marrin trajtim të veçantë.

Beqaj: Janë 21 pacientë që kemi këtu, kemi akoma pacientë që duhet të vinë nga spitali i Korçës. Kanë marrë fillimisht ndihmën në Pogradec, janë çuar për një ndihmë më të plotë në Korçë dhe tashmë do të transportohen për në Tiranë. Nga 21 pacientët që janë këtu 6 janë në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët kanë djegie të mesme, po trajtohen të gjithë këtu. Shërbimi është prezent me mjekë, infermierë, furnizimet e nevojshme me barna dhe materiale mjekësore po ashtu janë dhe gjithashtu shërbimet e imazherisë për raste të ndryshme kur kërkohet të bëhen vlerësime më të plota imazherike edhe ato po funksionojnë. Është ende shpejt për të bërë një prognozë për ecurinë, megjithatë përmasat janë të tilla në kufijtë e tragjedisë. Janë më shumë se 20 veta që kanë qenë në atë mjedis, ku ka ndodhur kjo traumë e madhe.Në gjendje të rëndë janë 6 pacientë të cilët po marrin shërbim më të veçantë. Presim ende pacientë.

Shehu: Stafi mjekësor në këmbë, herët për të dalë në përfundime

Edhe drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partisë Demokratike Tritan Shehu i cili u shfaq në krah të Ministrit e cilësoi të rëndë ngjarjen.

Tritan Shehu: Është padyshim një aksident masiv me mjaft dëmtime një pjesë, një pjesë më lehtë. Fatmirësisht kanë arritur deri këtu.Po ndiqen me seriozitet nga ekipet mjekësore.Po bëhet ç’është e mundur për të kaluar sa më mirë këtë situatë të vështirë në të cilën janë.Është shpejt për të bërë vlerësime përfundimtare.

21:40 Mbërrijnë në QSUT dhe tre të plagosur, 21 në total

Ora 21:28 Dy  prej të plagosurve në reanimacion

Ora 21:09 Mbërrijnë edhe 6 të plagosur në QSUT, 18 në total, priten dhe 4 të tjerë

Ora: 21:06 QSUT është furnizuar me ilaçe shtesë

Ndërkohë në spital ka mbërritur vetë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj për të parë nga afër gjendjen e të plagosurve. Më herët gazetarja jonë na informoi se në QSU gjenden edhe një numër i konsiderueshëm deputetësh, kryesisht të qarkut të Korçës.

Identifikohen disa prej të plagosurve:

1.Leonard Hamolli

2.Renato Hamolli

3.Aldi Fraholli

4.Andrea Fraholli

5.Agjerim Muçka

6.Arjol Fraholli

7.Florenc Fraholli

8.Eri Fraholli

9.Erion Pera

10.E.Hamolli

11.Klodian Dumani

12.Nardi Hamolli

13.Drilon Hamolli

14.Arjan Fraholli

15.Xhuljan Smahollari

16.Musa Smahollari

17.Gentian Lumani

18.Jurgen Muçka

SHKARKO APP