Maturantët e Shqipërisë në protestë para Ministrisë së Arsimit. Një tezë provimi iu prishi të ardhmen

Nuk ndalon vala e protestave të maturantëve ku një tezë provimi e gabuar e ministrisë së arsimit iu prish të ardhmen për në shkollën e lartë. Ndërkohë ministrja e arsimit nuk pranon as ti dëgjojë e jo të bëjë autokritikë e korigjojë provimet siç duhet pas gafave të pyetjeve idiote.

Maturantët do të protestojnë sërish ditën e sotme në orën 11:00 para Ministrisë së Arsimit.

Vetëm qëndresa dhe protesta e maturantëve do ta detyrojë ministrinë e arsimit të tërhiqet.

Maturantët kanë bërë thirrje në rrjetet sociale që të shpëtojnë të ardhmen e tyre dhe të dalin në protesta edhe në qytetet e tjera të vendit. Ata kërkojnë rikishikim të tezës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa pretendojnë se testi i kësaj lënde ishte absurd.

Në protestën e djeshme  nuk munguan pankartat me personazh Turin si dhe gjuajtjet me vezë në drejtim të ministrisë, një ironi e maturantëve ndaj pyetje idiote të ministrisë së arsimit.

Pas më shumë se 2 orë proteste, disa nxënës u futën në ambjentet e Ministrisë së Arsimit për të dorëzuar një aktkonstatim prej 10 pikash të hartuar prej tyre dhe ekspertë të fushës. Ata kanë paraqitur me shembuj në këtë draft, ku sipas tyre tregojnë dhe gabimet në hartimin e tezës së Gjuhë – Letërsisë.

Maturantët kërkojnë gjithashtu që të mos shkruajnë emrat e tyre në tezat e provimit.

Ndërkohë protesta pati edhe nga maturantët në Shkodër. Ata u shprehën të gatshëm të bojkotojnë provimin e radhës të maturës nëse Ministria nuk tërhiqet për të plotësuar kërkesat e tyre. Por në krejt Shqipërinë do ngrihen maturantët për të drejtën e tyre.

ImageImageImageImage

SHKARKO APP